Farmaci

qer112018

Marrja prenatale e vitaminës D, është pozitive për shtatzënën dhe fëmijën

Marrja si shtesë e vitaminës D mund të reduktojë rrezikun e lindjes së foshnjave më të vogla nga mosha e tyre gjestacionale, duke përmirësuar rritjen e tyre gjatë fëmijërisë. Ky është rezultati i një meta analize të sapopublikuar në "JAMA Pediatrics", me autor kryesor Wei Guang Bi. Hulumtuesit e Universitetit të Montrealit, në bashkëpunim me Universitetin McGill, kanë analizuar 728 studime, duke përzgjedhur 24 studime të kontrolluara me përzgjedhje rastësore, të kryera me 5,405 pjesëmarrës dhe që synojnë të verifikojnë efektet e vitaminës D në shëndetin e fëmijëve.

"Provat ekzistuese nuk sugjerojnë efekte anësore për nënat që marrin vitaminë D, ndërkohë që përfitimet shfaqen pa ndonjë rritje të rrezikut as për vdekshmëri fetale ose neonatale, as për anomali kongjenitale", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se ajo çka i ka nxitur të kryejnë këtë meta analizë, ka qenë përhapja e madhe e niveleve të ulëta të vitaminës D në shtatzëni, si dhe nevoja, e rëndësishme edhe në aspektin e shëndetit publik, për të sqaruar rolin e vitaminës D së marrë nga gratë shtatzëna mbi shëndetin e pasardhësve të tyre.

"Këto rezultate janë në kontrast me ato të një meta analize të botuar në "BMJ" nëntorin e kaluar, në të cilën autorët arritën në përfundimin se provat deri në atë moment dukeshin të pamjaftueshme për të mbështetur sugjerime klinike apo politika për marrjen e vitaminës D nga gratë shtatzëna. Meta analiza kanadeze është një nga dy studime të publikuara këtë javë në "JAMA Pediatrics" që e lidhin vitaminën D me shëndetin e nënave dhe pasardhësve. I dyti, me autore kryesore Jenni Rosendahl, është një gjykim klinik i kryer nga një ekip në Universitetin e Helsinkit, nga i cili del se, marrja e 400 IU të vitaminës D3 në ditë, është e mjaftueshme për të siguruar nivelet e duhura të vitaminave te fëmijët nën dy vjeç.

"Këto vëzhgime sugjerojnë se marrja e vitaminës D para lindjes, rrit vlerat e 25 (OH) D neonatale, pa shkaktuar efekte negative", ka thënë në një editorial Hans Bisgaard, Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë.

 

JAMA Pediatr. 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.0302
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29813153

JAMA Pediatr. 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.0602
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29813149


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC