Farmaci

qer292018

Otiti mesatar. Efikasitet i lartë i vaksinës anti pneumokokale 13-valente

Vaksina anti pneumokok (PCV13) 13-valente ofron mbrojtje më të mirë se paraardhësja e saj, vaksina 7-valente (PCV7), sa i përket otitit mesatar akut, të shkaktuar nga streptococcus pneumoniae.

"Pavarësisht se është miratuar në vitin 2010 për indikacione të shumta, PCV13 aktualisht nuk indikohet për mbrojtje kundër otitit mesatar akut, të shkaktuar nga gjashtë serotipe të tjera pneumokoku që ajo përmban. Duke pasur parasysh përdorimin e gjerë të vaksinës PCV7 për mbrojtje kundër otitit mesatar akut, nuk ka qenë e mundur të kryhen teste të efikasitetit të PCV13-ës për otitin e shkaktuar nga serotipet e pranishme në vaksinën 7-valente. Ne kemi dashur të vlerësojmë efikasitetin e vaksinës PCV13 në parandalimin e otitit mesatar akut të shkaktuar nga gjashtë serotipe që nuk ishin të pranishme në vaksinën e mëparshme", shpjegon Michael Pichichero (Instituti i Kërkimeve në Spitalin e Përgjithshëm Rochester, SHBA), autor kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë rekrutuar, nga 28 shtatori 2010, deri më 30 shtator 2013, 239 fëmijë (123 meshkuj dhe 116 femra me moshë mesatare 6.3-muajshe) në studimin kohorte PCV13 dhe 162 prej tyre e kanë përfunduar studimin.

Në një studim tjetër kohorte ku fëmijët kanë marrë PCV7, janë regjistruar 348 fëmijë (184 meshkuj dhe 164 femra, mosha mesatare 6,5-muajshe), 248 prej të cilëve e përfunduan studimin.

Autorët morën 223 mostra të lëngjeve të veshit të mesëm në fillimin e otitit mesatar akut nga 90 fëmijë në grupin e PCV13. Në këtë grup, 53 (24%) nga 223 mostra ishin pozitive në kulturën për streptococcus pneumoniae, krahasuar me 89 (31%) të 284 mostrave të marra nga grupi PCV7.

Katër (8%) nga 53 mostra në kohorten PCV13 mbanin pneumokokë që shprehën një nga serotipet kapsulare shtesë të pranishme në PCV13, krahasuar me 46 (52%) të 89 mostrave në grupin kohorte me PCV7, me një ulje relative prej 86%. Dallimi më i madh që shihet në mostrat e të dyja grupeve ishte zvogëlimi i rasteve nga serotipi 19A (dy raste [4%] në grupin kohorte PCV13, krahasuar me 46 [52%] në grupin me PCV7; reduktimi relativ 91%). "Rezultatet mund të jenë të përgjithësueshme në Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta edhe në vende të tjera me të ardhura të larta", përfundojnë hulumtuesit.

 

Lancet Child & Adolescent Health 2018. Doi: 10.1016/S2352-4642(18)30168-8
https://www.thelancet.com/journals/lanchi/article/PIIS2352-4642(18)30168-8/abstract


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC