Farmaci

kor42018

Karcinoma pulmonare jo me qeliza të vogla. Durvalumabi përmirëson mbijetesën

Durvalumabi përmirëson dukshëm mbijetesën e përgjithshme te pacientët me karcinomë pulmonare jo me qeliza të vogla (Nsclc) lokalisht e avancuar, në fazën e tretë, e paoperueshme dhe që nuk përparon pas trajtimit me kimio-radioterapi shoqëruese me bazë platini. Këtë e bën të ditur një shënim i AstraZeneca e MedImmune, divizioni i kërkimit dhe zhvillimit biologjik global duke iu referuar të dhënave të studimit të fazës III PACIFIC. Një analizë ad interim e paraplanifikuar, zhvilluar nga një komitet i pavarur për monitorimin e të dhënave, nënvizon shënimi, ka zbuluar se studimi ka arritur rezultatin e dytë nga dy rezultatet primare, duke evidentuar një dobi në OS, statistikisht të dukshëm dhe klinikisht të rëndësishëm te pacientët e trajtuar me durvalumab, krahasuar me placebon. Profili i sigurisë dhe tolerueshmëria për durvalumabin është shfaqur e krahasueshme me atë të sjellë në momentin e analizës së mbijetesës së lirë nga përparimi (PFS).

"Arritja e këtij rezultati fillestar të mbijetesës së përgjithshme nga ana e durvalumabit, është jashtëzakonisht inkurajuese për një popullsi pacientësh potencialisht të shërueshëm, për të cilët, gjatë 15 viteve të fundit, asnjë metodë terapeutike nuk ka përmirësuar rezultatet e kimio-radioterapisë standarde", thotë Giorgio Scagliotti, Drejtor i Onkologjisë Mjekësore në Universitetin e Torinos.

"Durvalumabi është bari i parë në imuno-onkologji që ka treguar një përfitim të dukshëm në mbijetesën klinike të pacientëve me kancer të mushkërive lokalisht të avancuar, pa metastaza dhe që nuk janë kandidatë për kirurgji", shton Marina Chiara Garassino (Instituti Kombëtar i Tumoreve, Milano). "Jam e lumtur që pacientët mund të përfitojnë nga kjo përmes programit të përdorimit që AstraZeneca e ka vënë në dispozicion menjëherë. Është gjithashtu thelbësore që pacientët në këtë fazë të sëmundjes iu përkasin qendrave ku ka një ekip multidisiplinar me onkologë, radioterapistë dhe kirurgë. Rezultatet e studimit Pacific sugjerojnë gjithashtu rëndësinë e thellimit të mekanizmave sinergjike midis kimioterapisë, radioterapisë dhe imunoterapisë, në mënyrë që të rritet efikasiteti i të gjitha armëve terapeutike në dispozicion".

"Jemi veçanërisht krenarë që u ofrojmë pacientëve me kancer të mushkërive lokalisht të avancuar dhe të paoperueshëm, imunoterapinë e parë dhe do të thellojmë angazhimin tonë të plotë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim", përfundon Vincenzo Palermo (Njësia Onkologjike, AstraZeneca).

Durvalumabi, aktualisht, është aprovuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada për trajtimin e pacientëve me NSCLC të fazës III të paoperueshme, e cila nuk ka përparuar pas radioterapisë me bazë platini dhe është në fazë miratimi nga autoritetet përkatëse rregullatore, me vendime të pritshme në gjysmën e dytë të vitit 2018 në BE, Japoni etj.

Durvalumabi është aprovuar aktualisht në SHBA dhe në Kanada për trajtimin e pacientëve me NSCLC të fazës së tretë të paoperueshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC