kor232018
Artriti reumatoid. Pse sarilumabi qëndron mbi mjekimet e tjera?
Sarilumabi është një antitrup monoklonal njerëzor anti-interleuchine-6 i gjeneratës së re, për trajtimin e artritit reumatoid aktiv i moderuar/i rëndë. Bari, në kombinim me metotrexaten, indikohet për trajtimin e kësaj patologjie te pacientët e rritur që i janë përgjigjur jo në mënyrën e duhur, ose që nuk arrijnë të tolerojnë një apo më shumë barna antireumatike modifikuese të sëmundjes, rikujton Sanofi në një shënim. Mund të merret edhe si monoterapi, në rastet e intolerancës ndaj metotrexate-s, ose kur trajtimi me këtë bar nuk është i përshtatshëm.
"Sarilumabi përfaqëson një armë më shumë në qasjen terapeutike të artritit reumatoid, një patologji me ndikim të fuqishëm social që godet më së shumti gratë, në moshë aktive", thotë Roberto Caporali (Universiteti i Pavias).
"Mekanizmi i tij i veprimit, efikasiteti klinik mbi shenjat, simptomat dhe cilësinë e jetës së pacientit, që janë zbuluar nëpërmjet një programi të gjerë studimesh klinike në të cilat janë përfshirë më shumë se 3000 pacientë, marrja nën lëkurë çdo dy javë dhe pajisja ergonomike, u përgjigjen nevojave reale të personave të prekur nga artriti reumatoid, aq sa për të përmirësuar potencialisht qasjen ndaj terapisë, një nga aspektet thelbësore të mjedisit terapeutik për një patologji kronike".
Në Itali, mendohet se rreth 250.000 vetë vuajnë nga artriti reumatoid, ndërkohë që në Europë, kjo shifër shkon në 2,9 milionë. Sëmundja autoimune, kronike dhe progresive e artritit reumatoid karakterizohet nga inflamacioni, dhimbja, ngrirja artikulare dhe dëmtimet e kërcit dhe të kockave, që sjellin një paaftësi përparuese.
Me këtë gjendje mund të lidhen lodhja dhe depresioni, me pasoja të rënda në mirëqenien psikosociale të pacientit, përveç komplikimeve sistemike, siç është komorbiditeti kardiovaskular, që mund të vënë në rrezik mbijetesën. Mes karakteristikave të veçanta të sarilumabit, mund të përmendim këto: posologjia, me marrjen çdo 2 javë; disponueshmëria e dy pajisjeve, një shiringë e parambushur dhe një vetëinjektues me karakteristika të menduara pikërisht për ata që vuajnë nga artriti reumatoid, si forma ergonomike që lehtëson shpimin; mundësia për ta mbajtur barin (që është nxjerrë njëherë) jashtë frigoriferit deri në 14 ditë, në një temperaturë më të ulët se 25°C, si edhe disponueshmëria në dy dozime të ndryshme (200 mg e 150 mg).