Farmaci

gus162018

Të ndryshohen antibiotikët dhe të ndalen testet. Udhëzime të reja për infeksionet nga C. difficile

Në Shtetet e Bashkuara, infeksionet nga C. difficile vrasin 15,000 deri 30,000 njerëz çdo vit dhe trajtimet për to, kushtojnë më shumë se 4.8 miliardë dollarë. "Do të jemi në gjendje ta kontrollojmë këtë epidemi duke mësuar se si t'i përdorim trajtimet e reja dhe si ta bëjmë diagnostikimin", thotë Clifford McDonald (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), i cili është autor i parë i studimit të zhvilluar me këtë qëllim.

Në një botim të tyre, Shoqata Amerikane e Sëmundjeve Infektive dhe Shoqata për Kujdesin Shëndetësor Epidemiologjik, kanë bërë një përditësim të udhëzimeve klinike mbi infeksionin nga C. difficile te të rriturit.
Sipas udhëzimeve, përdorimi i fluoroquinolones, cefalosporinave dhe clindamycin-ës e ndryshon mikrobiomën duke shtuar ndjeshmërinë ndaj Clostridium difficiles dhe për këtë arsye, trajtimi i parë duhet të jetë ndërprerja e përdorimit të këtyre antibiotikëve. Dokumenti i ri kufizon gjithashtu përdorimin e testeve për përforcimin e acideve nukleike (NAAT), që përdoret nga më shumë se 70% e laboratorëve spitalorë, pasi mund të rezultojnë shumë të ndjeshme.

Udhëzimet rekomandojnë që NAAT-i të përdoret vetëm për rastet fillestare te pacientët të cilët dihet që nuk kanë marrë laksativë dhe që kanë defekuar tre ose më shumë herë në një periudhë 24-orëshe.

Më tej, rekomandimet kanë të bëjnë me antibiotikët e linjës së parë në trajtimin e infeksionit: vancomicine, ose fidaxomicine, që zënë vendin e metronidazolit. Në fakt, te të rriturit, vancomicina dhe fidaxomicina ofrojnë norma të larta shërimi për CDI-të, madje edhe në raste të lehta. Sidoqoftë, udhëzimet tregojnë se përdorimi i metronidazolit është i pranueshëm për rastet e lehta ose të moderuara, nëse qasja ndaj dy antibiotikëve të tjerë, që kanë një kosto mjaft të lartë, është i kufizuar.

Për fëmijët, antibiotiku i linjës së parë, mbetet metronidazoli. Duke qëndruar në fushën pediatrike, dokumenti kërkon vigjilencë kundër testeve për CDI-në te fëmijët më të vegjël se 1 vjeç, me diarre, sepse bakteret janë pjesë e mikrobiomës normale në një përqindje që arrin në 65% te fëmijët e shëndetshëm, ndryshe nga të rriturit e shëndetshëm, te të cilët, prania kufizohet në 3%. Udhëzimet e reja mbështesin përdorimin e transplantimit të mikrobiomës fekale për pacientët që kanë patur dy ose më shumë episode infeksionesh me C. Difficile dhe nuk iu janë përgjigjur antibiotikëve. Në fund, në dokument, përmenden  (por nuk rekomandohen) edhe probiotikët.

 

Clinical Infectious Diseases 2018. Doi: 10.1093/cid/cix1085
https://academic.oup.com/cid/advance-article/doi/10.1093/cid/cix1085/4855916


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC