Shëndetësi

maj242018

Probiotikët ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve nga Clostridium difficile

Sipas rezultateve të dy studimeve, probiotikët janë efikasë në parandalimin e infeksionit nga Clostridium difficile (CDI) te pacientët e trajtuar me antibiotikë. "Udhëzimet aktuale të praktikës klinike mbi infeksionin nga CDI, përqendrohen në strategjitë bazë të parandalimit, siç është formimi i personelit, izolimi i pacientit, menaxhimi antimikrobik dhe përdorimi i dezinfektantëve, por asnjëra nga këto nuk këshillon probiotikët për profilaksi", konfirmon Bradley Johnston (Universiteti Dalhousie, Halifax, Canada), autor kryesor i studimit të parë.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 6.851 pjesëmarrësve në 18 studime, për të përcaktuar nëse shtimi i probiotikëve gjatë një regjimi antibiotik, redukton prekje e infeksionit nga C. difficile te fëmijët dhe të rriturit.
Kështu, prekja nga një infeksion i tillë ka qenë 1,1% në grupet e ndërhyrjes dhe 2,5% në grupin e kontrollit. Profilaksia me probiotikë kishte reduktuar mundësitë për infeksion nga C. difficile me 63% në analizat e parregulluara për faktorë të tjerë dhe me 65% në 13 studimet që përfshinin analizën me rregullim për faktorë të ndryshëm.

Probiotikët multispecie kanë reduktuar në mënyrë të dukshme mundësitë e infektimit nga C. difficile, ndërkohë që është arritur një reduktim jo domethënës me specie të veçanta probiotikësh;

Gjithashtu, doza probiotikësh më të ulëta se 1 miliard njësi në ditë nuk kanë treguar një efekt të dukshëm. Në një tjetër studim me të njëjtin argument, William Trick, Sistemi i Spitaleve Çikago, SHBA, ka ekzaminuar me grupin e tij të punës, efikasitetin e një ndërhyrjeje me probiotikë për parandalimin primar të infeksionit nga C. difficile në një spital universitar me 694 krevate. Në këtë skenar të popullsisë reale, përhapja e infeksionit nga C. difficile nuk ka rezultuar shumë e ndryshme ndërmjet periudhës së përdorur për kontroll (6,9 raste çdo 10.000 ditë/pacient) dhe periudhës së ndërhyrjes (7,0 për 10.000 ditë/pacient), por përhapja gjatë gjysmës së dytë të periudhës së ndërhyrjes ka rezultuar dukshëm më e ulët, krahasuar me gjysmën e parë të së njëjtës (5,4, krahasuar me 8,6 për 10.000 ditë/pacient).

"Efekti i vonuar është koherent me literaturën e mëparshme dhe mund të jetë i lidhur me besnikërinë e ulët ndaj protokollit për administrimin e probiotikut dhe nga një reduktim gradual i vonuar i kontaminimit mjedisor", vënë në dukje kërkuesit.

 

Infect Control Hosp Epidemiol. 2018. doi: 10.1017/ice.2018.84
Infect Control Hosp Epidemiol. 2018. doi: 10.1017/ice.2018.76


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC