Farmaci

sht172018

Një antidepresiv mund të bëhet shkak për fillimin e rezistencave bakteriale

Sipas një studimi të publikuar në "Environment International", fluoxetina, një frenues përzgjedhës i rikapjes së serotoninës (SSRI) dhe përbërësi aktiv i disa barnave antidepresive, mund të luajë rol në fillimin e rezistencave të reja bakteriale.

"Një studim i yni i mëparshëm, ka arritur në përfundimin se triclosani, një përbërës i zakonshëm në pastat e dhëmbëve dhe në detergjentet e duarve, mund të shkaktojë rezistencën ndaj antibiotikëve. Kështu, kemi pyetur veten nëse barna të tjera jo antibiotikë si fluoxetina mund të sillen në të njëjtën mënyrë", shpjegon Jianhua Guo (Universiteti i Kuinslandit në Australi) autor kryesor i studimit. Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kërkuesit e kanë ekspozuar bakterin Escherichia coli (E. coli) ndaj përqendrimeve të ndryshme të fluoxetinës, në banja me temperatura trupore që janë ndryshuar çdo ditë për 30 ditë me radhë.

Më tej, i kanë transferuar bakteret e trajtuara në piastrat e agarit, që përmbanin një antibiotik. Këto baktere shfaqnin një rezistencë dukshëm të shtuar, ndaj kloramfenikolit, amoxicillin-ës e tetraciklinës, e vlerësuar deri në 50 milionë herë më e lartë, krahasuar me kontrollin. Sa më i lartë ka qenë përqendrimi i fluoxetinës, aq më shpejt bakteret kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe bakteret mutante të izoluara me një rezistencë ndaj njërit prej antibiotikëve të testuar, kanë treguar rezistenca të shumëfishta edhe ndaj fluoroquinolone-ve, aminoglycoside-ve, beta-laktamikëve, tetraciklinës e cloramfenicolit.

Sipas kërkuesve, deri në 11% e fluoxetinës ecën e pandryshuar përmes trupit dhe penetron në ambient nëpërmjet sistemit të kanalizimit, pasi pacienti e ka nxjerrë nëpërmjet urinës. "Fluoxetina është një bar shumë rezistent dhe kemi dokumentuar se nivelet e rritura ambientale mund të shkaktojnë rezistencë ndaj shumë barnave. Rezultatet tona japin kështu një provë të fortë se fluoxetina shkakton në mënyrë të drejtpërdrejtë rezistencë multi-antibiotike nëpërmjet mutacionit gjenetik", konfirmon Guo. Studimi ka nevojë për thellime të tjera dhe, duke qenë se është zhvilluar në laborator, duhet të shikohen reagimet edhe në jetën reale. Do të jetë gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndikimesh ka bari në mikrobiomën humane dhe cilët faktorë të tjerë mund të kenë një efekt të ngjashëm.

 

Env Internat 2018. Doi: 10.1016/j.envint.2018.07.046
https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0160412018304823?via%3Dihub


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC