jan32022
Infeksionet e traktit urinar. Një antibiotik pak i përdorur redukton rezistencën ndaj antibiotikëve
Temocilinë quhet antibiotiku që është në gjendje të zgjedhë një numër më të vogël mikrobesh rezistente sesa trajtimi standard për infeksionin e traktit urinar, sipas një studimi të botuar në The Lancet Infectious Diseases, firmosur nga Håkan Hanberger, konsulent për sëmundjet infektive në Spitalin Universitar Linköping (Suedi) dhe kolegët.
"Përdorimi i cefotaksimës për trajtimin intravenoz të infeksionit të traktit urinar nga Escherichia coli ka qenë prej kohësh një procedurë standarde, por me kalimin e kohës, gjithmonë e më shumë baktere janë bërë më pak të ndjeshme ndaj këtij antibiotiku, në Suedi dhe në pjesën tjetër të botës, gjë që ka bërë të nevojshëm kërkimin e një alternative", shkruajnë autorët, të cilët me kërkesën e qeverisë suedeze drejtuar Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik për një analizë mbi mënyrën më të mirë të përdorimit të antibiotikëve ekzistues, hetoi temocilinën, medikament i grupit të penicilinave, i njohur prej dekadash. Temocilina, e përdorur në disa vende evropiane, por jo në Suedi, vepron në mënyrë specifike kundër E. coli dhe baktereve të tjera intestinale që mund të shkaktojnë infeksione të traktit urinar.
"Nevojitet që përbërja të mos ketë efekt të gjerë kundër shumë baktereve të ndryshme, pasi kjo ul rrezikun që terapia të veprojë kundër florës bakteriale intestinale", shpjegon Hanbergeri, që së bashku me bashkautorët studiuan 152 pacientë me pielonefrit, të trajtuar me antibiotikë intravenozë. "Kemi vërejtur qartë se flora e zorrëve ishte më pak e prekur në grupin e pacientëve të trajtuar me temocilinë", vijon infektiologia. "Arsyeja kryesore është se bari përzgjedh më pak baktere intestinale rezistente", thotë Charlotta Edlund, mikrobiologe në Agjencinë Suedeze të Shëndetit Publik, duke vënë në dukje se efikasiteti klinik i temocilinës, ashtu si dhe efektet e padëshiruara, janë të ngjashme me ato të trajtimit me cefotaksimë. "Lajmi i mirë është se me temocilinën do të shohim një përzgjedhje më të vogël të baktereve intestinale rezistente në spitale dhe kjo mund të ndihmojë në reduktimin e infeksioneve spitalore", përfundon Hanbergeri.
Lancet Infect Diseases 2021. Doi: 10.1016/S1473-3099(21)00407-2
http://doi.org/10.1016/S1473-3099(21)00407-2