Farmaci

sht282018

Narvina Sinani, në krye të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Ministria e Shëndetësisë ka nisur ndryshimin e drejtuesve të institucioneve të rëndësishme në këtë fushë. Një ditë më parë është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Narvina Sinani.

Sinani në profesion është farmaciste dhe prej më shumë se dhjetë vjetësh, ka qenë shefe e farmacisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Institucioni që i është besuar zonjës Sinani ka një rëndësi të veçantë pasi kontrollon cilësinë dhe sigurinë e barnave, si ato që tregtohen në tregun e lirë farmaceutik, ashtu edhe ato që futen në vendin tonë për përdorim spitalor.

Ndryshimet në drejtimin e këtij institucioni vijnë menjëherë pas ndryshimeve që u bënë në një tjetër institucion të rëndësishëm në shëndetësi, siç është Fondi i Sigurimeve.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC