Farmaci

tet112018

Trichomoniasis. Një dozë e vetme trajtimi mund të mos mjaftojë

Sipas një studimi të ri, të publikuar në "Lancet Infectious Diseases", terapia rutinë për trichomoniasisin, e përbërë nga një dozë e vetme metronidazole ose tinidazole, nuk do të ishte e mjaftueshme për ta eliminuar sëmundjen. "Trichomoniasisi, një sëmundje seksualisht e transmetueshme e zakonshme dhe e shërueshme, mund të shkaktojë komplikacione serioze në lindje dhe t'i bëjë njerëzit më të prekshëm nga HIV-i. Shumica e femrave të prekura nuk kanë simptoma, por pavarësisht kësaj, infeksioni shkakton probleme të fshehura", shpjegon Patricia Kissinger (Universiteti Tulane), e cila ka drejtuar grupin e punës.

Hulumtuesit kanë rekrutuar më shumë se 600 gra në Nju Orleans, Misisipi dhe në Birmingam (Alabama), të cilët i përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë një dozë të vetme metronidazole ose një trajtim shtatë-ditor. Studiuesit zbuluan se gjasat e infeksionit pas trajtimit u përgjysmuan te gratë që morën më shumë doza të barit sesa tek ato që kishin marrë vetëm një dozë. "Ka rreth 3.7 milionë raste të reja të trichomoniasisit çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë se shumë gra nuk kanë marrë terapi të përshtatshme për dekada", thonë autorët. Kërkuesit nënvizojnë se trichomoniasisi mund të shkaktojë lindje të parakohshme te gratë shtatzëna dhe probabilitet për peshë më të ulët në lindje, te foshnjat e nënave të infektuara, por sidomos që prania e tij mund të rrisë rrezikun e infektimit me HIV ose përhapjen.

Autorët shpresojnë se ky studim mund të ndihmojë në ndryshimin e rekomandimeve, veçanërisht ato të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në mënyrë që gratë të mund të marrin trajtim të përshtatshëm për këtë gjendje.

"Kemi nevojë për ndërhyrje të bazuara në dëshmi për të përmirësuar shëndetin. Në ditët e sotme nuk është e mundur të vazhdojmë përdorimin e terapisë vetëm sepse është ajo që jemi mësuar të aplikojmë", përfundon Kissingeri.

 

Lancet Infectious Diseases 2018. Doi: 10.1016/S1473-3099(18)30423-7
https://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099(18)30423-7/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC