Farmaci

tet162018

Antidepresivët. Çfarë po e vë në rrezik sot, efikasitetin e tyre?

Efektivitetin e barnave kundër depresionit mund ta përmirësojë ekspozimi në rrezet e diellit, ndërkohë që drita artificiale bën të kundërtën. Ky është rezultati në të cilin kanë arritur hulumtuesit e Universitetit Monash në Melburn, Australi, pas një studimi të botuar në "Psychopharmacology".

"Efikasiteti i antidepresivëve mund të lidhet me efektin që kanë këto barna në rritjen e ndjeshmërisë ndaj dritës. Për këtë arsye, ata që i marrin ato, duhet të ekspozohen ndaj rrezeve të diellit për të përmirësuar efektivitetin e tyre. Në të kundërt, drita artificiale, sidomos drita blu, e ngjashme me atë të emetuar nga ekrani i smartfonëve, do të kundërvepronte efektivitetin e tyre", thotë Sean Cain, autori kryesor i studimit.

Studiuesit iu dhanë një dozë të vetme citaloprami 12 vetëve që nuk vuanin nga depresioni. Pastaj, matën ndjeshmërinë ndaj dritës, të demonstruar nga pacientët, duke regjistruar ndryshimet në melatoninë, kur ata shikonin një llambë. Analiza tregoi se ndjeshmëria ndaj dritës u rrit mesatarisht me 50% pas marrjes së barit.
"Ndjeshmëria ndaj dritës është jetike për një shëndet të mirë, sepse truri përdor nivelet e dritës për të rregulluar orën e brendshme të trupit", theksojnë autorët. "Nëse truri mendon se është më errët nga ç'është në të vërtetë, do t'i japë trupit të dhëna sikur është natë, duke i bërë njerëzit letargjikë. Këto gjendje përputhen me simptomat e zakonshme të depresionit", vazhdon Kaini. Ata që punojnë me turne nate, shikojnë televizor deri vonë ose e përdorin smartfonin e tyre në shtrat, janë të ekspozuar ndaj dritës gjatë natës, gjë që mund të ndërhyjë në orën biologjike, duke mashtruar trurin me ndjenjën se është ditë. Ndjeshmëria në rritje ndaj dritës për shkak të barnave kundër depresionit mund të shumëfishojë efektin e këtyre ndryshimeve te njerëzit që i marrin ato. Autorët theksojnë se kjo teori do të shpjegonte gjithashtu pse antidepresantët duket se janë më efektivë tek ata që ngrihen herët në mëngjes, sesa tek ata që flenë vonë.

 

Psychopharmacology 2018. Doi: 10.1007/s00213-018-5019-0
https://link.springer.com/article/10.1007%2Fs00213-018-5019-0


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC