Farmaci

tet262018

Skleroza e shumëfishtë dhe glatiramer acetate. Rezultate të reja mbi sigurinë e trajtimit

Teva Pharmaceutical Industries Ltd ka bërë të njohura rezultatet e sigurisë dhe tolerancës gjatë një periudhe 25-vjeçare, të dala nga studimi i hapur në SHBA mbi glatiramer acetaten në formë të injektueshme, në trajtimin e formave recidivuese të sklerozës së shumëfishtë. Studimi, fillimisht, vlerësoi sigurinë e Copaxone 20 mg/mL (emri tregtar i barit), i administruar çdo ditë dhe më pas edhe me dozë 40 mg/mL, dhënë tri herë në javë, kur ky formulim u vu në dispozicion, rreth 20 vjet më vonë.

Pacientët që morën pjesë në studimin origjinal të SHBA-së të kontrolluar 36-mujor me përzgjedhje të rastësishme, u vlerësuan të përshtatshëm për të vazhduar studimin e hapur në të cilin pacientët që kanë marrë Copaxone e vazhduan, ndërsa ata që kishin marrë placebo, kanë kaluar në terapinë me Copaxone. Rezultatet tregojnë një profil të pranueshëm të sigurisë dhe tolerancës së terapisë afatgjatë me Copaxone te pacientët që e kanë vazhduar atë, me shkallë të ulët të ngjarjeve të padëshirueshme serioze dhe reagime të menjëhershme pas injektimit.

"Copaxone është i vetmi medikament për format recidivuese të sklerozës së shumëfishtë, që është studiuar në pacientët të cilët janë monitoruar nga afër në mënyrë perspektive për më shumë se njëzet vjet", tha Danny McBryan. "Përparësia jonë ka qenë gjithmonë për t'u ofruar pacientëve me sklerozë të shumëfishtë recidivuese një mundësi efektive dhe të sigurt terapeutike dhe Copaxone ka demonstruar një profil sigurie të besueshëm". Përveç rezultateve në 25 vjet, ky studim klinik gjithashtu publikoi të dhëna klinike mbi efikasitetin dhe sigurinë në 2 dhe 3 vjet dhe në 6, 8, 10, 15 dhe 20 vjet. Këto gjetje duhet të merren parasysh në kontekstin e rrjedhës së sëmundjes te këta pacientë, për të cilët koha e jetës me këtë sëmundje tani po iu afrohet 35 vjetëve dhe në lidhje me evidencat ekzistuese mbi sigurinë dhe tolerancën e Copaxone-s, të përshkruar në studimet e mëparshme.

"Përkushtimin e Tevas për ata që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë dhe ata që kujdesen për këtë patologji, e tregon qartë angazhimi për të kryer këtë studim", tha autori kryesor i studimit, Corey Ford (neurolog në Qendrën e Shkencës, Universiteti i Nju Meksikos). "Falënderojmë pjesëmarrësit e studimit dhe familjet e tyre për kontributin e tyre dhe për lejimin e marrjes së provave klinike që konfirmojnë se Copaxone është një opsion i sigurt dhe i tolerueshëm terapeutik për ata që jetojnë me sklerozë të shumëfishtë recidivuese.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC