Farmaci

nën82018

Hipertensioni. Frenuesit e ACE-s shtojnë rreziqet për kancer të mushkërive

Një studim vëzhgues, i botuar në "British Medical Journal" sugjeron se frenuesit e enzimës konvertuese të angiotensinës (inhibitorët ACE) lidhen me një rrezik në rritje për kancer të mushkërive, krahasuar me bllokuesit e receptorit të angiotensinës II (ARB). Frenuesit e ACE-s janë efektivë në trajtimin e hipertensionit dhe megjithëse shfaqen relativisht të sigurta në përdorimin afatshkurtër, janë ngritur shqetësime në lidhje me përdorimin e tyre afatgjatë, që duket se shoqërohet me një rrezik në rritje për kancer.

"Këto shqetësime kanë qenë temë diskutimesh, me studime vëzhguese që kanë prodhuar rezultate të kundërta, edhe në lidhje me kancerin e mushkërive. Megjithatë, ka disa themele biologjike që mund të justifikojnë një lidhje të mundshme ndërmjet frenuesve të ACE-s dhe rrezikut për kancer të mushkërive, sepse përdorimi i këtyre barnave shkakton në mushkëri një akumulim të bradikininës, e cila stimulon rritjen e kancerit në organ.

Përdorimi i inhibitorëve të ACE-s përcakton gjithashtu një akumulim të substancës P, e cila është e shprehur në indet e kancerit të mushkërive dhe është lidhur me shtimin e tumorit dhe të angiogjenezës", shpjegon Blánaid Hicks (Spitali i Përgjithshëm Hebre në Montreal), që ka drejtuar grupin e punës.

Duke përdorur një bazë të dhënash të kujdesit parësor në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit identifikuan më shumë se 900,000 të rritur që e filluan trajtimin me një antihipertensiv nga viti 1995, deri në vitin 2015, duke përjashtuar ata që kishin një histori të kancerit. Gjatë një ndjekjeje që zgjati mesatarisht gjashtë vjet, kanceri i mushkërive u diagnostikua në 0.8% të kohortes. Pas përshtatjes për analizën e duhanpirjes dhe të faktorëve të tjerë ngatërrues, përdorimi i frenuesve ACE u shoqërua me një rritje të konsiderueshme në rrezikun e kancerit të mushkërive në krahasim me përdorimin e ARB-ve (1.6 në krahasim me 1.2 për 1000 vjet/njeri). Rreziku në rritje nuk u bë i dukshëm deri pas pesë viteve të përdorimit të frenuesve ACE dhe më tej, u zmadhua, me zgjatjen e konsumit.

"Do të jetë e nevojshme të balancojmë te çdo pacient shqetësimin për rrezikun afatgjatë të kancerit të mushkërive dhe përfitimet në kuptimin e jetës, të lidhura me përdorimin e frenuesve ACE", shkruan në një editorial shoqërues Deirdre Cronin-Fenton, Universiteti i Aarhusit në Danimarkë.

 

BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k4209
https://www.bmj.com/content/363/bmj.k4209

BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k4337
https://www.bmj.com/content/363/bmj.k4337


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC