Shëndetësi

pri262019

5500 raste të reja me kancer në vit. ISHP: Më të përhapurit, kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit

Shifrat e sëmundjeve tumorale te pacientët po rriten çdo ditë. Gjatë vitit të kaluar, janë identifikuar 5500 raste të reja, por specialistët thonë se pozitiv është fakti që po kapen në kohë dhe kështu, krijohet mundësia për të shpëtuar jetën e pacientëve që diagnostikohen shpejt në kohë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se kjo ka ardhur si pasojë edhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të bërë kontrolle shëndetësore rutinë, por për identifikimin e kësaj sëmundjeje ndikon njëherazi edhe rritja e jetëgjatësisë së popullatës në vendin tonë.
"Kemi 5500 raste të reja në vit. Kanceri i mushkërive numëron 770 pacientë të rinj në një vit, ndërsa kanceri i gjirit përllogaritet në 653 raste të reja në një vit", shprehet doktor Alban Ylli, ekspert në Institutin e Shëndetit Publik.

Por, rritja e numrit të rasteve është shoqëruar me ulje të vdekshmërisë nga këto sëmundje të cilat kur diagnostikohen në kohë, trajtohen dhe mbahen në kontroll nën kujdesin e mjekëve onkologë.
"Nëse e krahasojmë me vitet '90 apo 2000, kur kishim ne hov të vdekshmërisë, tani mund të themi se e kemi vënë nën kontroll vdekshmërinë", shprehet doktor Alban Ylli.
Sipas raportit më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria ka një përhapje të moderuar të sëmundjeve tumorale me një incidencë më të ulët se të gjitha vendet europiane.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC