Farmaci

nën142018

ASA në doza të ulëta, redukton edhe rrezikun për tumor kolorektal

Acidi acetilsalicilik redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit te pacientët me rrezik të lartë kardiovaskular. Këtë e ka bërë të ditur Bayer-i, duke nënvizuar se: "me publikimin në Gazetën Zyrtare të përcaktimit të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), Italia është vendi i parë në botë që do ta njohë zyrtarisht këtë përfitim shtesë parandalues të barit te pacientët e trajtuar për parandalimin kardiovaskular".
Sipas ndërmarrjes, bëhet fjalë për një rezultat të demonstruar nga dy metanaliza: e para ka marrë në konsideratë 4 studime që kanë regjistruar 14.033 pacientë të trajtuar me acid acetilsalicilik për parandalimin kardiovaskular primar dhe sekondar.

Pas përafërsisht 5 vjetësh përdorim, ASA me dozë të ulët (nga 75 mg deri në 300 mg/ditë) ka reduktuar me rreth 40% incidencën e kancerit kolorektal. Një metanalizë e dytë, e cila ka marrë në konsideratë 6 studime në parandalimin primar te 35.535 njerëz me rrezik të lartë kardiovaskular, të cilët përdorën acid acetilsalicilik (në doza të ulëta, 75-100 mg/ditë), tregoi një reduktim 24% të incidencës së përgjithshme të kancerit nga viti i katërt i trajtimit".

Sipas Carlo Patrono-s, profesor i farmakologjisë në Universitetin Katolik "Sacro Cuore" në Romë, "një njohje e bazuar në të njëjtat dëshmi shkencore ka motivuar Task Forcën e Shërbimeve Parandaluese në SHBA (USPSTF) që të formulojë në vitin 2016 udhëzime të reja për parandalimin parësor të komplikacioneve kardiovaskulare dhe të kancerit kolorektal me acid acetilsalicilik në dozë të ulët".

Këto udhëzime, për Andrea De Censin (drejtor i Onkologjisë Mjekësore të Spitalit" Galliera" të Gjenovës), "përcaktojnë përfitimet që kanë nga përdorimi i acidit acetilsalicilik me dozë të ulët në parandalimin e kancerit kolorektal, njerëzit me rrezik të lartë kardiovaskular (10% ose më shumë se 10 vjet, të moshës 50-59 vjeç dhe me rrezik të ulët hemorragjik)".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC