Farmaci

dhj102018

Tromboembolizmi venoz te pacientët në kimioterapi. Apixaban-i jep rezultate të mira

Apixaban-i, një bar antikoagulant oral i drejtpërdrejtë, mund të jetë i dobishëm në parandalimin e tromboembolizmit venoz (TEV) te pacientët onkologjikë që janë në risk të lartë për t'iu nënshtruar kimioterapisë, sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine". "Pacientët me kancer aktiv kanë një risk të shtuar për tromboembolizëm venoz, që përkthehet në sëmundshmëri, vdekshmëri dhe shpenzime shëndetësore të konsiderueshme. Por tromboprofilaksia parenterale nuk rekomandohet në rutinën e udhëzimeve për këta pacientë, për shkak të reduktimit modest të riskut absolut dhe të lidhjes me risqet e gjakrrjedhjes më të madhe, kostove të larta dhe disavantazhit të një injeksioni të përditshëm. Përdorimi i antikoagulantëve oralë të drejtpërdrejtë si agjentë tromboprofilaktikë te pacientët me kancer mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme në lidhje me agjentët parenteralë, ndërmjet të cilëve me siguri rruga e administrimit, komoditeti dhe kostoja", shpjegon Marc Carrier, Universiteti i Oktavës, Kanada, autor kryesor i studimit.

Një eksperiment i vogël i mëparshëm kishte sugjeruar që apixaban-i mund të ishte i sigurt dhe efikas dhe kërkuesit kanë dashur të vlerësojnë efektin mbi tromboembolizmin. Për këtë kanë randomizuar më shumë se 550 pacientë që po fillonin një cikël të ri kimioterapie dhe kishin një rrezik të mesëm/të lartë për TEV. Ata kanë marrë apixaban (2,5 mg dy herë në ditë) ose placebo për gjashtë muaj. Doza e parë është marrë brenda një dite në fillim të kimioterapisë. Gjatë ndjekjes, rezultati kryesor, pra, një episod madhor i TEV-it është verifikuar më pak me apixaban në krahasim me placebon (4% në krahasim me 10%).

Pjesa më e madhe e diferencës i është atribuar një numri më të vogël të episodeve të embolisë pulmonare tek ata që u trajtuan me apixaban. Në të kundërt, episodet e gjakrrjedhjes madhore janë verifikuar më shpesh me apixaban në krahasim me placebon (3,5% në krahasim me 1,8%), edhe pse nuk ka pasur dallime të konsiderueshme ndërmjet dy grupeve, përsa iu përket gjakrrjedhjeve të rënda madhore.

 

N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1814468
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30511879


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC