Farmaci

jan112019

Lenalidomide, efektiv në trajtimin e pacientëve me mielomë të shumëfishtë

Sipas një studimi të publikuar në "Lancet Oncology", pacientët me mielomë të shumëfishtë, të diagnostikuar së fundi dhe të trajtuar me lenalidomide (tregtuar me emrin Revlimid), treguan rezultate më të mira se ata që menaxhoheshin vetëm me terapinë tradicionale, duke dyfishuar kohëzgjatjen e remisionit dhe duke përmirësuar mbijetesën, e cila te pacientët e rinj shkonte thuajse në 8%.

"Trajtimi aktual i kësaj patologjie, zakonisht përfshin kemioterapinë dhe transplantin e qelizave staminale", thotë Graham Jackson (Instituti Verior i Kërkimeve për Kancerin, Universiteti Newcastle), autori i parë i studimit. "Këtu kemi një përparim të madh, ndërsa shohim se përdorimi afatgjatë i lenalidomidit përmirëson ndjeshëm kohën kur pacientët me mielomë mbeten në remision, pas terapisë fillestare", vazhdon ai.

Hulumtuesit kanë përfshirë më shumë se 4.000 pacientë nga 110 spitale në Mbretërinë e Bashkuar në studimin Myeloma XI, i cili zgjati shtatë vjet. Në të, 1,137 pacientë me mielomë të shumëfishtë janë përzgjedhur rastësisht për terapinë e mbajtjes me lenalidomide dhe 834 pacientë në vëzhgim, pas përfundimit të trajtimit të tyre fillestar.

Nga sa është vënë re në këtë eksperimentim, lenalidomide ishte në gjendje të zgjaste më shumë se dy vjet kohën mesatare të remisionit te pacientët më të rinj dhe më shumë se një vit, te pacientët e moshuar dhe më pak të shëndetshëm, si dhe ka reduktuar rrezikun e përparimit apo të vdekjes më shumë se 50%.
Sipas autorëve, është veçanërisht e rëndësishme të arrihet një përmirësim në mbijetesën e përgjithshme për pacientë më të rinj të prekur nga ky kancer kaq i vështirë për t'u trajtuar.

"Të dhënat konfirmojnë rezultatet e tre studimeve shumë më të vogla që kishin treguar se si, pas transplantimit të qelizave staminale, lenalidomide reduktonte rrezikun e përparimit të sëmundjes dhe vdekjes me 50%, në krahasim me trajtimin placebo. Prandaj është e qartë se lenalidomide meriton të merret në konsideratë për të trajtuar këtë popullsi pacientësh", kanë përfunduar studiuesit.

 

Lancet Oncology 2018. Doi: 10.1016/S1470-2045(18)30687-9
https://www.thelancet.com/journals/lanonc/article/PIIS1470-2045(18)30687-9/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC