Shëndetësi

jan72022

Dieta, qelizat staminale të zorrëve dhe sëmundjet. Identifikohet një lidhje e re

Qelizat staminale të zorrëve ndahen dhe diferencohen më shpejt te minjtë që ndjekin një dietë jo të shëndetshme, ndoshta për shkak të mbirregullimit të rrugëve të tyre sinjalizuese, të shoqëruara, në shumë tumore, me rritjen e përshpejtuar të indeve neoplazike. Kjo ka dalë nga një studim i botuar në Nature Metabolism, i nënshkruar nga studiues të Helmholtz Zentrum München, qendër kërkimore për shëndetin mjedisor, e koordinuar nga Heiko Lickert, profesor i rregullt i biologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mynihut.

Por jo vetëm kaq: një dietë e pashëndetshme bën reduktimin e qelizave që prodhojnë serotoninë në zorrë, duke shkaktuar inercinë intestinale, tipike për diabetin melit, ose shtimin e oreksit. Për më tepër, qelizat intestinale përshtaten me dietën e pasur me yndyrë, duke rritur funksionalitetin e tyre dhe duke nxitur shtimin në peshë. "Intestini, thelbësor për ruajtjen e ekuilibrit energjetik të trupit, reagon shpejt ndaj ndryshimeve dietike përmes qelizave të specializuara në përthithjen e përbërësve ushqimorë ose në sekretimin e hormoneve", shkruajnë studiuesit, duke thënë se te njerëzit e rritur, qelizat intestinale rigjenerohen çdo pesë deri në shtatë ditë, duke filluar nga qelizat staminale, një veti themelore për të siguruar përshtatshmërinë e sistemit tretës. "Sidoqoftë, një dietë afatgjatë e pasur me sheqer dhe yndyrë prish këtë aftësi për t'u përshtatur dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e obezitetit, diabetit të tipit 2 dhe kancerit gastrointestinal", shpjegon Lickerti, i cili së bashku me kolegët studiuan karakteristikat e 27,000 qelizave intestinale të minjtë e ushqyer me dietë kontrolli, ose me dietë të pasur me yndyrë dhe sheqer.

"Zbulimi ynë ka rëndësi vendimtare për zhvillimin e terapive alternative jo-invazive, pasi aktualisht nuk ka qasje farmakologjike për të parandaluar, ndaluar ose rikthyer obezitetin dhe diabetin. Vetëm kirurgjia bariatrike shkakton humbje të përhershme në peshë dhe madje mund të çojë në remisionin e diabetit. Megjithatë, këto ndërhyrje janë invazive, të pakthyeshme dhe të kushtueshme për sistemin shëndetësor", përfundojnë autorët.

 

Nature Metabolism 2021. Doi: 10.1038/s42255-021-00458-9
http://doi.org/10.1038/s42255-021-00458-9


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC