Ushqyerje

gus162021

Dieta ndryshon mikrobiotën intestinale dhe ka efekt në bilancin energjetik

Sipas një studimi të botuar në Nature, një dietë me përmbajtje shumë të ulët kalorike mund të ndryshojë ndjeshëm përbërjen e mikrobiotës së pranishme në zorrët e njeriut. "Për herë të parë, kemi qenë në gjendje të demonstrojmë se një dietë me përmbajtje shumë të ulët kalorike prodhon ndryshime të rëndësishme në përbërjen e mikrobiotës intestinale dhe se këto ndryshime kanë një ndikim në bilancin energjetik të njeriut", thotë Joachim Spranger (Charité-Universitätsmedizin, Berlin), bashkautor i punimit.

Studiuesit studiuan 80 gra në postmenopauzë, nga lehtësisht në mbipeshë, deri tek ato shumë obeze, për një kohëzgjatje prej 16 javësh. Gratë ndoqën një regjim zëvendësimi të vakteve nën mbikëqyrjen e mjekut, duke konsumuar ushqime në formë të tultë që arrinin më pak se 800 kalori në ditë. Analiza e mostrës së feçeve tregoi se dieta reduktoi numrin e mikroorganizmave të pranishëm në zorrë dhe ndryshoi përbërjen e mikrobiotës. Ekspertët vëzhguan se si bakteret e përshtatën metabolizmin e tyre për të thithur më shumë molekula sheqeri dhe, duke vepruar kështu, i bënë ato të padisponueshme për njeriun.

Mostrat e feçeve të mbledhura para dhe pas dietës më pas u transferuan te minjtë që ishin mbajtur në kushte aseptike dhe, si rezultat, u mungonte e gjithë mikrobiota intestinale. Kafshët që morën feçet pas dietës humbën më shumë se 10% të masës së tyre trupore, ndërsa feçet para dietës nuk patën efekt. Rezultatet tona tregojnë se ky fenomen shpjegohet kryesisht me ndryshimet në përthithjen e lëndëve ushqyese në intestinin e kafshëve. Kjo nxjerr në pah faktin se bakteret intestinale kanë një ndikim të madh në përthithjen e ushqimit", shpjegon Sprangeri.
Kur studiuan më hollësisht përbërjen e feçes, studiuesit u habitën veçanërisht nga shenjat e një kolonizimi të shtuar të Clostridioides difficile-s. Sasitë e rritura të bakterit u gjetën edhe te pjesëmarrëset që përfunduan regjimin e rënies në peshë, edhe te minjtë që morën baktere intestinale pas dietës, por pavarësisht kësaj, as pjesëmarrëset dhe as kafshët nuk shfaqën shenja të rëndësishme të inflamacionit intestinal.


Nature 2021. Doi: 10.1038/s41586-021-03663-4
http://doi.org/10.1038/s41586-021-03663-4


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC