Ushqyerje

mar62023

Kufizimi kalorik ngadalëson plakjen dhe përmirëson shëndetin

Sipas një studimi të botuar në "Nature Aging", kufizimi i kalorive me 25% ka efekte të matshme, edhe pse të vogla, në disa parametra të plakjes.

"Kufizimi kalorik (CR), i përcaktuar si reduktim i marrjes së kalorive pa e privuar veten nga lëndët ushqyese thelbësore shkakton ndryshime në proceset molekulare të lidhura me plakjen, duke përfshirë edhe metilimin e ADN-së, dhe mund të rrisë jetëgjatësinë e shëndetshme te shumë njerëz", shpjegon bashkautorja Reem Waziry nga Shkolla e Shëndetit Publik Mailman në Universitetin e Kolumbisë.

Ekspertët kryen një analizë post hoc për të shqyrtuar ndikimet e kufizimit kalorik në matjet e ADN-së së plakjes të marra nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve të studimit CALERIE (Comprehensive Assessment of Long-term Effects of Reducing Intake of Energy), një provë e kontrolluar me përzgjedhje rastësore, në të cilën 220 të rritur jo obezë u randomizuan për të kufizuar marrjen e kalorive me 25% ose për të ndjekur një dietë kontrolli për dy vjet.

Studiuesit zbuluan se ndërhyrja CALERIE ngadalësoi ritmin e plakjes, siç u mat nga algoritmi DunedinPACE DNAm, por nuk solli ndryshime të rëndësishme në vlerësimet e moshës biologjike, siç u mat nga orët e ndryshme të DNAm, duke përfshirë PhenoAge dhe GrimAge.

Megjithatë, autorët theksojnë se një ngadalësim modest i ritmit të plakjes mund të ketë efekte të thella në shëndetin e popullatës.

"Zbulimi se kufizimi kalorik ndryshoi DunedinPACE në një provë të kontrolluar me përzgjedhje rastësore, mbështet hipotezën e gjeoshkencës, e cila sugjeron se ngadalësimi ose kthimi i ndryshimeve molekulare që ndodhin gjatë plakjes mund të vonojë ose parandalojë sëmundje të shumta kronike dhe të zgjasë jetëgjatësinë. Për të arritur në rezultate përfundimtare në lidhje me hipotezën e gjeoshkencës kërkohen prova me ndjekje më të gjatë, për të përcaktuar efektet e ndërhyrjes në endpointin primar të plakjes së shëndetshme, duke përfshirë incidencën e sëmundjeve kronike dhe vdekshmërinë", përfundojnë autorët.

 

Nature Aging 2023. Doi: 10.1038/s43587-022-00357-y
https://doi.org/10.1038/s43587-022-00357-y

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC