Ushqyerje

maj162019

Sëmundja inflamatore intestinale. Studiuesit mbështesin dietën që imiton agjërimin

Në një studim të botuar në "Cell Reports", hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore kanë bërë të ditur se një dietë që imiton agjërimin (fasting-mimicking diet, FMD) është në gjendje të modifikojë mikrobiotën intestinale, duke reduktuar efektet e sëmundjes inflamatore intestinale. Kjo lloj diete, e cila përfshin marrjen vetëm të ushqimeve vegane dhe vegjetale për disa ditë, ka treguar tashmë se luan një rol në reduktimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme kronike, siç është skleroza e shumëfishtë dhe diabeti, megjithëse është testuar kryesisht në modelet e kafshëve.

"Më së pari, ne nxitëm simptomat dhe patologjitë tipike të sëmundjes inflamatore intestinale, duke i ushqyer minjtë me sulfat natriumi dekstran (DSS) dhe pastaj trajtuam një grup minjsh me më shumë cikle të FMD-së dhe një grup tjetër vetëm me agjërim dhe ujë", shpjegon Valter Longo autori kryesor i studimit. Minjtë që morën FMD, shfaqën reduktim të inflamacionit intestinal, shtim të numrit të qelizave staminale, stimulim të mikrobiomës mbrojtëse intestinale dhe zhdukjen e patologjisë intestinale. Edhe agjërimi vetëm me ujë ka shtuar shënuesit rigjenerues dhe ka reduktuar shënuesit inflamatorë, por nuk e ndryshoi patologjinë e inflamacionit.

"Për shkak të përmbajtjes së saj, kjo dietë lehtëson ndryshimet në mikrobiomë dhe kjo nënkupton ripopullim ose ndryshime të mëdha në popullatën e Lactobacillusit-it", thekson Longo. Për të provuar nëse një efekt i ngjashëm mund të ekzistojë te njerëzit, hulumtuesit shqyrtuan mostrat e pacientëve që kishin marrë pjesë në një studim të mëparshëm klinik me FMD, ndonëse jo në kontekstin e sëmundjes inflamatore intestinale, për të vlerësuar rruazat e bardha të gjakut dhe shënuesit inflamatorë, siç është proteina C-reaktive (PCR).

"Kemi zbuluar se, tek ata individë që kishin shënjues inflamatorë si PCR më të lartë, rruazat e bardha të gjakut ishin aq të larta sa ç'do të pritej në një sistem që është në kushte parainflamatore. Në vazhdimësi, kemi treguar se nivelet e shënuesve inflamatorë dhe rruazat e bardha janë ulur, në përgjigje të më shumë cikleve të FMD-së", përfundon Longo. Hulumtuesit kanë finalizuar protokollin për një studim klinik me përzgjedhje rastësore në një FMD te njerëzit, për të vëzhguar ndryshimet e mikrobiomës dhe efektet mbi sëmundjen inflamatore intestinale.


Cell Rep. 2019. doi: 10.1016/j.celrep.2019.02.019
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30840892


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC