Ushqyerje

tet72024

Agjërimi me ndërprerje përmirëson rënien në peshë dhe kontrollin glicemik

Quhet Tre ("Time-Restricted Eating", ngrënia me kohë të kufizuar) dhe është një formë e agjërimit me ndërprerje që konsiston në përqendrimin e vakteve në një periudhë kohore prej 8-10 orësh. Sipas një studimi të ri të publikuar së fundi, kjo mund të jetë një strategji efektive, sepse nëpërmjet saj mund të arrihen rezultate më të mira në kontrollin e glukozës, masën e yndyrës dhe rënien në peshë në krahasim me ndjekjen e një diete standarde klasike që nuk e kufizon kohën në të cilën mund të konsumohet ushqimi.

Puna është botuar në Annals of Internal Medicine dhe është kryer nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Diego, të cilët analizuan nëpërmjet një prove me përzgjedhje rastësore te të rriturit me sindromë metabolike, efektin e skemës Tre të kombinuar me këshilla standarde ushqimore, krahasuar me adoptimin vetëm të kësaj të fundit. Të dhënat zbuluan se u arrit një përmirësim më i madh, edhe pse në tre faktorët e ekzaminuar, avantazhi ishte modest.

Autorët studiuan të dhënat e 108 pjesëmarrësve me indeks të lartë të masës trupore (IMT) dhe vlera më të larta se pragu për hemoglobinën e glikuar ose gliceminë gjatë agjërimit, karakteristikë kjo e prediabetit.

Individët e regjistruar u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe për të cilët u zbatuan dy strategji të ndryshme: në të parin, pjesëmarrësve iu dhanë rekomandime të standardizuara ushqimore dhe të stilit të jetesës dhe u këshilluan të vazhdonin të ndiqnin zakonet e tyre të të ngrënit. Grupit të dytë iu dhanë të njëjtat rekomandime ushqimore, por iu dha edhe një dritare e individualizuar e të ngrënit 8-10 orë. Studiuesit i monitoruan nga distanca këto strategji për një periudhë 3 mujore, gjatë së cilës pjesëmarrësit regjistruan çdo ditë kohën e në të cilën konsumonin ushqimin e tyre në aplikacionin myCircadianClock. Rezultatet primare ishin ndryshimet e glicemisë gjatë agjërimit, ndërsa ato sekondare u vunë re në hemoglobinën e glikuar dhe parametrat kardiometabolikë.

Rezultatet treguan se, krahasuar me ata që morën vetëm udhëzimet klasike ushqimore, grupi Tre arriti humbje më të madhe në peshë, por edhe një përqindje më të madhe të humbjes së peshës për sa i përket yndyrës, gjë që sugjeron se kjo formë e agjërimit ka të ngjarë të mbartë një rrezik më të ulët të përkeqësimit të muskujve të lidhur me rënien në peshë, arsyetuan autorët e studimit.

Edhe pse ndryshimet ishin modeste, grupi i Tre vërejti përmirësim më të madh në kontrollin glicemisë dhe nivelet e hemoglobinës së glikuar. Të dhënat tregojnë agjërimi me ndërprerje është "një ndërhyrje praktike efektive e stilit të jetës me përfitime për rregullimin e glicemisë dhe shëndetit kardiometabolik".



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC