Farmaci

jan232023

Vitamina A dhe mikrobiota intestinale

Vitamina A është një përbërës i tretshëm në yndyrë që gjendet në formën e retinolit (dhe analogëve të retinoideve) kryesisht te qumështi, vaji peshkut, veza dhe shumë perime (perime dhe fruta në ngjyrë portokalli dhe të kuqe), si prekursorë të beta karotenit. Në vendet në zhvillim mungesa e vitaminës A është e përhapur kryesisht te fëmijët, ndërsa në vendet e industrializuara është më e rrallë.

Nevoja, funksioni dhe mungesa e vitaminës A

Kërkesa e vlerësuar prej 0,6/0,7 mg vitaminë A në ditë arrihet lehtësisht nëpërmjet një diete të ekuilibruar. Ajo grumbullohet në mëlçi dhe formon një rezervë e cila është gjatë gjithë kohës e disponueshme.

Mungesa e vitaminës A ndodh kryesisht për shkak të sëmundjeve që shkaktojnë një keqpërthithje të substancave yndyrore, me anë të të cilave ajo përcillet; Sëmundja e Crohnit, sëmundjet inflamatore intestinale (IBD), sëmundja e celiakisë, fibroza cistike dhe sëmundjet hepatike.

Vitamina A luan një rol themelor në keratinizimin e mukozave dhe është e përfshirë kryesisht në proceset e të parit, sepse është një përbërës i proteinës rodopsinë në retinën e syrit. Por, marrja e duhur ushqimore është gjithashtu thelbësore për funksionimin e sistemit imunitar. Prania e vitaminës A, në fakt, ka një rol të drejtpërdrejtë në integrimin qelizor dhe sekretimin e citokinave; rregullon imunitetin e lindur dhe adaptiv, funksionimin korrekt të mekanizmave mbrojtës të limfociteve dhe aktivitetin antimikrobik të makrofagëve.

Studimet e fundit kanë vlerësuar funksionin e saj në përbërjen e mikrobiomës intestinale, e cila është e përfshirë drejtpërdrejt në proceset e nxitjes dhe modulimit të imunitetit: çdo fenomen që shqetëson përbërjen e mikrobiomës intestinale mund të çojë në disbiozë, dmth, çekuilibrim i specieve të dobishme që hap derën e përhapjes së mikroorganizmave patogjenë.

Plotësimi me beta karoten

Një studim i kohëve të fundit ka vlerësuar plotësimin dietik me beta karoten në një popullatë minjsh me mungesë totale të vitaminës A. Një përmirësim në statusin e vitaminës A të intestinit, integritetin e pengesës dhe inflamacionit, në një masë më të madhe ku mungesa e vitaminës A ishte e dukshme. Në të njëjtat kushte të mungesës, studiuesit vunë re se beta karoteni modifikoi gjithashtu profilin taksonomik të mikrobiomës fekale, veçanërisht të Bacteroidetes, Firmicutes dhe Proteobacteria.

Nevojiten hetime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje, por sipas autorëve, roli i beta karotenit në rastet e mungesës së vitaminës A, siç rezultoi edhe nga ky studim, mund të çojë në zhvillimin e strategjive të ndërhyrjes dietike për të përmirësuar kushtet në rastet e patologjive që prekin intestinin.

 

Francesca De Vecchi

Burimi:

Nutrients 2022, 14, 5038. Biochim Biophys Acta Mol Cell Biol Lipids . 2022 ,1867(5), 159122


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC