shk242023
Ndërhyrja e duhur dietike redukton lodhjen e shkaktuar nga kanceri
Sipas një studimi të botuar në "Nutrition and Cancer", një ndërhyrje dietike e synuar mund të ndihmojë në reduktimin e sindromës së lodhjes kronike te pacientët me kancer (CRF), duke përmirësuar cilësinë e tyre të jetës.
"CRF-ja, një efekt anësor i raportuar shpesh nga të mbijetuarit e limfomës, redukton cilësinë e jetës me trajtim të kufizuar", thotë Kellie Weinhold nga Universiteti Shtetëror i Ohios në Kolumbi, duke shpjeguar se CRF-ja lidhet me nivelet e larta të shënjuesve inflamatorë dhe se korrelacionet midis inflamacionit dhe lodhjes janë vërejtur jo vetëm gjatë trajtimit për kancerin, por edhe vite pas përfundimit të tij.
"Për shkak të lidhjes që ekziston midis CRF-së dhe inflamacionit, ndërhyrjet dietike që reduktojnë shënjuesit inflamatorë janë konsideruar si strategji premtuese për trajtimin e CRF-së. Rezultatet e marra nga një studim pilot i 30 të mbijetuarve nga kanceri i gjirit kanë sugjeruar se ndërhyrja e këshillimit ushqimor personal që synon rritjen e marrjes së frutave, perimeve, drithërave dhe acideve yndyrore të pangopura përmirësoi ndjeshëm CRF-në e pjesëmarrësve", shkruajnë autorët, të cilët u përpoqën të vlerësonin efektin e një ndërhyrjeje dietike në distancë duke takuar praktikisht të mbijetuarit e limfomës difuze të qelizave B (DLBCL) për një periudhë tre mujore.
"Ne filluam me modifikime të vogla dietike, duke përshtatur planet e dietës sipas preferencave ushqimore dhe aftësive kulinare të secilit pacient dhe duke integruar një sërë lëndësh ushqyese të dobishme si drithërat, frutat dhe perimet shumëngjyrëshe dhe peshku", shpjegojnë studiuesit, duke specifikuar se nga dhjetë pacientët e regjistruar, nëntë prej tyre e përfunduan ndërhyrjen dietike ndër të cilët shtatë pjesëmarrës 78%, raportuan se ndjeheshin më pak të lodhur.
"Studimi pilot përfshiu vetëm të mbijetuarit nga limfomës, por shpresa jonë është të zgjerojmë ndërhyrjen dietike për të gjithë të mbijetuarit e kancerit, dhe në të ardhmen, për pacientët që vuajnë nga lodhja e shkaktuar edhe nga sëmundje të tjera kronike", përfundoi Weinholdi.
Nutrition and Cancer 2023. Doi: 10.1080/01635581.2023.2173259
https://doi.org/10.1080/01635581.2023.2173259