Farmaci

jan212019

Farmacitë nuk janë rimbursuar për katër muaj. Në fundjavë nis rimbursimi për tetorin dhe nëntorin

Një grup farmacistësh nga Tirana kanë protestuar këtë të hënë përpara Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për mosshlyerjen e pagesave nga ky institucion për barna me rimbursim, që u janë dhënë pacientëve që nga muaji tetor.

Nga njëra anë, farmaci në mënyrë abuzive kanë përfituar shuma të konsiderueshme duke rimbursuar receta për pacientë që kanë humbur jetën e nga ana tjetër, farmaci me kontratë me Fondin, nuk kanë marrë paratë për barnat që kanë dhënë falas. Sipas kreut të Urdhrit të Farmacistëve të Tiranës, Laura Zani, farmacitë ishin drejt falimentit.

"Farmacitë kishin krijuar borxhe te depot farmaceutike të cilat nuk pranonin t'i furnizonin, pasi nuk kishin likuiduar detyrimet ndaj tyre, për shkak të mungesës së të ardhurave që u vijnë nga Fondi", shprehet znj. Zani.

Por, kjo protestë nuk ka zgjatur shumë, pasi një grup farmacistësh, bashkë me kreun e Urdhrit të Farmacistëve për Tiranën, janë thirrur në një takim me drejtues të Fondit, ku kanë marrë edhe përgjigjen pozitive. "Na u premtua që farmacitë e Tiranës do të rimbursohen për muajt tetor dhe nëntor brenda kësaj fundjave dhe po me këtë frymë, do të bashkëpunohet edhe me farmacitë e rretheve", u shpreh znj. Zani.

Ne fakt, ish-drejtorja e Fondit, sot ministre e Financave, Anila Denaj, kishte pezulluar rimbursimet, pasi ishte tejkaluar buxheti i vitit 2018 i planifikuar për këtë qëllim. Rimbursimi për tre muaj, tetorin, nëntorin e dhjetorin në këtë periudhë, pra, në janar, me sa duket, po shlyhet me buxhetin e ri.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC