Farmaci

shk192019

Indeksimi i çmimit të barnave. Urdhri i Farmacistëve: T'u jepet një muaj kohë farmacive pas daljes së vendimit

Pas lajmit për uljen e çmimit te barnave me afro 5 %, për shkak të indeksimit që pritet të ndodhë me barna të Listës së Rimbursimit në fillim të muajit mars, kanë reaguar farmacistët. Ata kërkojnë t'u jepet kohë minimumi një muaj pas daljes së vendimit. Sipas farmacistëve, ky indeksim i dëmton ata financiarisht për shkak të stokut të barnave që u krijohet, të cilat tanimë duhet t'i shesin më lirë, ndërkohë që i kanë blerë me çmim tjetër nga distributori.

"Askush nuk është kundër indeksimit dhe uljes së çmimit të barnave, por nga kontaktet që ne kemi pasur me farmacitë, ata thonë se u nevojitet të paktën një muaj kohë që nga dalja e vendimit, me qëllim minimizimin. Ne nuk po flasim për zerim, por për minimizim të stokut të barnave", shprehet zonja Diana Toma, presidente e UFSH-së.

Për shkak të mungesës së herëpashershme të barnave në tregun farmaceutik, farmacitë mundohen t'i sigurojnë ato për një kohë të gjatë, duke i mbajtur në farmaci e duke krijuar kështu stok barnash për të cilin tanimë ndëshkohen me humbje financiare.

"Përveç mungesave që krijohen në treg apo vonesave të furnizimit me barna, farmacitë blejnë sasi të mëdha dhe krijojnë stok për të mos pasur mungesa. Por nga ana tjetër stok krijohet ehe për shkak të aplikimit të recetave 2 mujore", u shpreh zonja Toma.
Ndryshimi i çmimit të barnave i ka dëmtuar çdo vit farmacistët, por këtë radhë kjo ndodh para se të hyjë në fuqi libri i ri i barnave me rimbursim.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC