Farmaci

mar82019

BPKO. Aprovohet në Europë, shtimi i indikacionit për terapinë e trefishtë

Komisioni Europian ka aprovuar shtimin e indikacionit terapeutik për terapinë e trefishtë (ICS/LABA/LAMA) në formulim ekstrafin, duke rinjohur përfitimet e parandalimit të riakutizimit dhe të kontrollit të simptomave te pacientët e prekur nga bronkopneumonia kronike obstruktive (BPKO) e moderuar/e rëndë, e patrajtuar si duhet me terapi me dy bronkodilatatorë (LABA/LAMA), ose me lidhjen e një kortikosteroidi inhalues dhe një beta2-antagonisti me kohëzgjatje të madhe (ICS/LABA).

Këtë e bën të ditur Chiesi, duke nënvizuar se, "pavarësisht se bronkodilatimi njihet si baza e terapisë për BPKO-në, shumë pacientë vazhdojnë të paraqesin simptoma dhe riakutizime. Shtimi i indikacionit për lidhjen e trefishtë fikse ekstrafine të Chiesi-t", vazhdon shënimi, "reflekton evidencat shkencore që tregojnë përfitimet te pacientët me BPKO të moderuar/të rëndë, të trajtuar jo siç duhet me lidhjen e dy bronkodilatatorëve (LABA/LAMA), duke dhënë mundësi për të përfituar nga lidhja e parë e trefishtë fikse në formulimin ekstrafin".

"Na vjen mirë që lidhja e parë e trefishtë fikse ekstrafine ka qenë e disponueshme për pacientët me BPKO të moderuar/të rëndë, që kërkojnë një përforcim (step up) të terapisë, krahasuar me bronkodilatimin e dyfishtë. Nga sot, jemi në gjendje t'u ofrojmë këtyre pacientëve një opsion të ri terapeutik për t'i ndihmuar në menaxhimin e sëmundjes së tyre", ka komentuar Alessandro Chiesi (Shef i Rajonit të Evropës në Grupin Chiesi).

Përditësimi i indikaconit bazohet në të dhënat e studimit TRIBUTE, që janë publikuar vitin e shkuar në "The Lancet", i cili ka treguar superioritetin e lidhjes së trefishtë fikse në formulimin ekstrafin të Chiesi-t (ICS/LABA/LAMA), krahasuar me kombinimin fiks të dy bronkodilatatorëve (LABA/LAMA) te pacientët me BPKO të moderuar/të rëndë, në reduktimin e riakutizimeve (endpointi primar i studimit) dhe në përmirësimin e funksionit pulmonar dhe të cilësisë së jetës (endpointi dytësor), me një profil sigurie tërësisht të krahasueshëm.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC