mar182019
Plazomicina. Studime të reja kërkojnë zgjerim në infeksionet rezistente
Plazomicina. Studime të reja kërkojnë zgjerim në infeksionet rezistente
Antibiotiku aminoglikosidik plazomicine, nuk ka rezultuar inferior ndaj meropenemit në trajtimin e infeksioneve të komplikuara në aparatin urinar (UTI), sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine".
"Shtimi i rezistencës së shumëfishtë ndërmjet uropatogjeneve gramnegative kërkon studime mbi trajtimet e reja për infeksionet e rënda", shpjegon Florian Wagenlehner (Universiteti Justus Liebig, Gjermani), autori kryesor i studimit. Rreth 600 pacientë me UTI të komplikuar, ndërmjet të cilëve disa me pielonefrit akut, janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë plazomicinë për shtatë ditë, në rrugë intravenoze ose meropenem, çdo tetë orë.
Pacientët kanë mundur të marrin një terapi orale fakultative me levo-flakacinë ose barna të ngjashme, pas katër ditësh nga terapia intravenoze. Megjithatë, plazomicina nuk ka rezultuar inferiore ndaj meropenemit, duke marrë në konsideratë rezultatin e përbërë të kurës klinike dhe të çrrënjosjes mikrobiologjike ditën e pestë. Rezultatet e kurës kanë qenë dukshëm më të larta me plazomicinën nga dita e 15-të deri në ditën e 19-të tek ata që kanë paraqitur një patogjen të ndjeshëm në fillim për të dyja barnat (82% në krahasim me 70% për meropenemin).
Në një letër të publikuar në të njëjtën revistë, James McKinnell (Instituti i Kërkimeve Biomjekësore në Los Anxhelos), përshkruan një studim tjetër që ka vlerësuar plazomicinën, këtë herë në krahasim me kolistinën, te pacientët me infeksione të fluksit të gjakut ose me pulmonit nozokomial, të shkaktuar nga Enterobacteriaceae rezistente ndaj karbapenemit.
Por, ky studim është ndërprerë përpara kohe për shkak të një rekrutimi shumë të ngadaltë, duke kufizuar kështu përfundimet e tij. Edward Cox, Sumathi Nambiar dhe Lindsey Baden nga Administrata e Barnave dhe e Ushqimit, shkruajnë në një botim shoqërues se këto dy raste janë paradigma të problemeve të natyrshme gjatë zhvillimit të një bari të ri antibakterial. "Një eksperimentim klinik që ka përfshirë pacientët me infeksion të zakonshëm, është kryer me sukses, edhe pse nevoja për një bar të ri në UTI është limituar. Ndërsa, një eksperimentim klinik te pacientët që kanë nevojë shumë më të madhe për një opsion terapeutik, ka patur një regjistrim aq të ngadaltë sa është grumbulluar vetëm një fraksion i numrit të parashikuar të njerëzve, kështu që studimi është ndërprerë", përfundojnë autorët.
NEJM 2019. Doi: 10.1056/NEJMoa1801467
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1801467
NEJM 2019. Doi: 10.1056/NEJMc1807634
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMc1807634
NEJM 2019. Doi: 10.1056/NEJMe1901525
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMe1901525