Farmaci

mar262019

UFSH: Të konsiderohet shkelje penale, ofrimi i shërbimit nga bashkëshortët apo studentët e sapo diplomuar

Urdhri i Farmacistëve ka konstatuar se në disa farmaci në Tiranë dhe nëpër rrethe ofrojnë shërbim në orët e pasdites apo gjatë fundjavës, individë që nuk janë farmacistë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të UFSH-së, shpesh, këta janë bashkëshortët e farmacistëve, apo studentë të sapo diplomuar, por që nuk janë licencuar nga UFSH-ja.

"Kemi marrë shumë denoncime dhe po hetojmë rastet, pasi kjo është një shkelje e hapur e ligjit, për të cilën mban përgjegjësi drejtuesi teknik", shprehet Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i UFSH-së.

Heqja e disa kritereve për të hapur farmaci në ligjin e shërbimit farmaceutik, iu lë vend këtyre abuzimeve që në fakt, riskojnë seriozisht shëndetin e pacientit.

"Te ne, sot, hap farmaci kushdo dhe kudo pasi janë hequr kriteret e distancës. Mjafton që dikush të punësojë një drejtues teknik i cili nuk duhet të qëndrojë gjithë kohën në farmaci dhe është në rregull me ligjin, por heqja e këtyre kritereve u lë shteg abuzimeve", u shpreh zoti Goma.

Urdhri i Farmacistëve kërkon që këto shkelje të ligjit, pra, që lidhen me punësimin e personave jo profesionistë në farmaci, të konsiderohen shkelje penale dhe drejtuesit teknik i cili ka përgjegjësinë, jo vetëm t'i hiqet e drejta për të ushtruar këtë profesion, por edhe të ndiqet penalisht. Nga ana tjetër, Urdhri u kërkon qytetarëve që kur drejtohen në farmaci, t'i kërkojnë farmacistit dokumentin që vërteton se ai është farmacist.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC