Farmaci

pri92019

Ndotja nga barnat. Studimi i ri evidenton riskun në ujëra

Ndotja nga barnat nuk është një ndër më të përfolurat, por një studim i Universitetit të Radboudit në Nijmegen, i publikuar në "Environmental Research Letters", tregon se bëhet fjalë për një problem me rritje dramatike. Kërkuesit holandezë thonë se në njëzet vitet e fundit, përqendrimi i mbetjeve të barnave në lumenj është rritur shumë dhe risku i dëmtimit të ekosistemit është dhjetë deri në njëzet herë më i lartë, në krahasim me vitin 1995.

Vitalia Murgia, pediatre e ISDE-së (Shoqata e Mjekëve për Ambientin) dhe eksperte e fenomenit, zbulon një nga aspektet emergjente, universalitetin: "Pak vite më parë mendohej se problemi ishte i kufizuar, në format e tij më të rënda, në zonat ku ka kompani që prodhojnë barna dhe që ndotja, pra, lidhet me mbetjet e prodhimit që hidhen në ujërat e shkarkimeve, por sot është e qartë se bëhet fjalë për një fenomen të përgjithësuar."

Harta e rrezikut, e prodhuar nga studimi holandez, tregon në fakt se zonat në të cilat përqendrimet e barnave mund të vënë në risk ekosistemet, janë zgjeruar dhe nuk limitohen vetëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, por përfshijnë edhe Afrikën, Azinë dhe Amerikën e Jugut.

Murgia shpjegon se përveç prodhimit, kjo lloj ndotjeje ka edhe dy shkaqe të tjera të rëndësishme: "Prania e barnave është pasojë e përdorimit të papërshtatshëm në fermat intensive, mbi të gjitha të antibiotikëve dhe substancave me efekt hormonal, që më pas kontaminojnë tokën dhe ujërat. Një mekanizëm i fundit lidhet me konsumin nga njeriu (shpesh të papërshtatshëm) sepse barnat e konsumuara eliminohen sidomos me anë të urinës dhe ato që nuk përdoren, nuk riciklohen gjithmonë në mënyrë të saktë; në Shtetet e Bashkuara ky fenomen është i konsiderueshëm dhe i dokumentuar".

Një nga barnat që gjendet më shpesh nëpër ujëra është diklofenaku, një anti-inflamator shumë i përdorur nëpër fabrika: "Është një nga antibiotikët më pak të biodegradueshëm", thotë përfaqësuesja e ISDE-së, "dhe pak vite më parë ka qenë përgjegjës i një prej dëmtimeve më befasuese ndaj ambientit: në Azi kanë ngordhur popullsi të tëra të hutave, për shkak të insuficiencës renale akute, pasi janë ushqyer me kufomat e kafshëve ku ishte i pranishëm diklofenaku. Shembuj të tjerë që janë sjellë në literaturë janë ata të peshqve që, për shkak të marrjes së hormoneve të shpërndara nëpër ujëra, kanë pësuar ndryshime në diferencimin seksual, vonesa në maturim dhe vështirësi në riprodhim."

Te qeniet njerëzore, problemi më i rëndë dhe i dukshëm lidhet me antibiotikët, të cilët janë shumë të përhapur në ambient: "Në raste të caktuara është arritur ripërdorimin e antibiotikëve shumë të vjetër", referon Mugia, "që janë hequr nga tregu para shumë vitesh, për shkak të efekteve të rënda anësore, sepse barnat e reja dhe më të toleruara ishin tashmë joefikase."


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC