Farmaci

maj62019

Sëmundja Dengue. FDA-ja aprovon vaksinën e parë parandaluese

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave ka njoftuar miratimin e vaksinës së parë të autorizuar për parandalimin e sëmundjes Dengue, të shkaktuar nga të gjitha serotipet (1, 2, 3 dhe 4) te njerëzit e moshës 9-16 vjeç, të cilët tashmë kanë pasur një episod të Dengues, të konfirmuar në laborator. Dengue, kujton FDA-ja, është endemike në territoret amerikane të Samoas, Guamit, Porto Rikos dhe në Ishujt e Virgjër.

"Dengue është sëmundja më e zakonshme virale e transmetuar nga mushkonjat në botë dhe incidenca globale është rritur në dekadat e fundit", tha Anna Abram, zëvendëskomisionere e FDA-së për politikën, legjislacionin dhe çështjet ndërkombëtare. "FDA-ja është e angazhuar të punojë në mënyrë proaktive me partnerët tanë në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të luftuar kërcënimet për shëndetin publik, edhe duke lehtësuar zhvillimin dhe disponueshmërinë e produkteve mjekësore që trajtojnë sëmundjet infektive emergjente. Nëse ende nuk ka shërim për Denguen, miratimi i sotëm është një hap i rëndësishëm në reduktimin e ndikimit të këtij virusi në rajonet endemike", shtoi ajo.

Infeksioni i parë nga virusi Dengue zakonisht nuk shkakton simptoma ose jep shqetësime të lehta që mund të ngatërrohen me gripin ose një infeksion tjetër viral, por një infeksion i mëvonshëm mund të shkaktojë sëmundje serioze, përfshirë sëmundjen hemorragjike, e cila mund të jetë fatale. Rreth 95% e të gjitha rasteve të rënda me Dengue, janë të lidhura me infektimin e dytë, kujton FDA-ja.

Siguria dhe efikasiteti i vaksinës (me emër tregtar: Dengvaxia) është përcaktuar falë tre studimeve me përzgjedhje rastësore dhe të kontrolluara, krahasuar me placebon, mbi më shumë se 35 mijë vetë që jetojnë në zonat endemike. Denvaxia është një vaksinë e gjallë e zbutur, që merret me tre injeksione të ndryshme, në distancë prej 6 dhe 12 muajsh.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC