Farmaci

qer112019

Karcinoma hepatoqelizore me invazion të venës porta. Kombinimi i ri efikas

Te pacientët me karcinomë hepatoqelizore (HCC) dhe invazion të venës porta, një terapi kombinuese me sorafenib dhe kimioterapia me infuzionin arterial hepatik (HAIC) përmirëson mbijetesën e përgjithshme në krahasim me sorafenibin të vetëm, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Oncology".

"Udhëzimet klinike të Shoqatës Japoneze të Hepatologjisë e rekomandojnë HAIC-un si një nga opsionet e trajtimit standard për pacientët me HCC dhe trombozë tumorale të venës porta. Pavarësisht kësaj, shumë mjekë ende kanë dyshime në lidhje me efektivitetin e HAIC-ut", shpjegon Ming Shi (Qendra e Bashkëpunimit Novator për Mjekësinë e Kancerit në Guangzhou, Kinë), autor i studimit. Hulumtuesit, për të hedhur dritë në këtë çështje, përzgjodhën në mënyrë rastësore 247 pacientë (90% meshkuj) me HCC dhe invazion të venës porta, për të marrë HAIC me oxaliplatin, fluorouracil dhe leucovorin (FOLFOX) së bashku me sorafenibin, ose sorafenib si monoterapi. Kështu, mbijetesa mesatare e përgjithshme ishte 13.37 muaj në grupin me sorafenib plus HAIC dhe 7.13 muaj, në grupin me monoterapi sorafenibi.

Normat e përgjithshme të mbijetesës me sorafenib plus HAIC ishin 96% në tre muaj, 82.4% në gjashtë muaj dhe 65.6% në nëntë muaj, krahasuar me 87.7%, 59.0% dhe 24, 6% me sorafenib si monoterapi. Pacientët në grupin sorafenib plus HAIC, shfaqën gjithashtu një mbijetesë mesatare të lirë nga përparimi, dukshëm më të gjatë, me 7.03 muaj krahasuar me 2.6 muaj dhe mbijetesë më të mirë pa progres intrahepatik, me 8.07 muaj krahasuar me 3,1 muaj, përveç normave më të larta të përgjigjes (40.8% krahasuar me 2.46%). Te 35 pacientë në grupin e monoterapisë me sorafenib që kanë kaluar në grupin sorafenib plus HAIC, mbijetesa e përgjithshme mesatare ishte më e gjatë (9.47 muaj), krahasuar me pacientët që nuk e bënë kalimin (5.53 muaj).

Incidenca e përgjithshme e ngjarjeve negative të lidhura me trajtimin, ishte e ngjashme në të dyja grupet. "Me këto rezultate pozitive, sorafenibi plus HAIC-un mund të bëhet një opsion shtesë trajtimi për pacientët me HCC të përparuar, të sapodiagnostikuar me trombozë venoze portale, të paktën në Kinë", shkruajnë Lipika Goyal, Motaz Qadan dhe Andrew Zhu (Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston), në një editorial. Ekspertët vërejnë se rezultatet mund të mos jenë të zbatueshme për pacientët me karcinomë hepatoqelizore që nuk lidhen me virusin e hepatitit B, popullatat perëndimore, popullatat e tjera aziatike dhe gratë.


JAMA Oncology 2019. doi: 10.1001/jamaoncol.2019.0250
https://jamanetwork.com/journals/jamaoncology/article-abstract/2733130

JAMA Oncology 2019. doi: 10.1001/jamaoncol.2019.0249
https://jamanetwork.com/journals/jamaoncology/article-abstract/2733125


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC