Farmaci

qer142019

Mënyra e duhur e ekspozimit në diell. SITOX-i publikon këshillat shkencore

Ekspozimi në diell është pozitiv për sintezën e vitaminës D, themelore për trupin, por duhet bërë në mënyrën e duhur, për të shmangur efektet e dëmshme të shkaktuara nga një ekspozim i tepruar. Gjithashtu, vëmendje e veçantë u duhet kushtuar barnave në përdorim, që mund të shkaktojnë reaksione nga ekspozimi. Tani, që vera nisi vërtet fuqishëm, Shoqata Italiane e Toksikologjisë (Sitox), ka publikuar këshilla shkencore, për një ekspozim në diell të ekuilibruar dhe të mbrojtur siç duhet.
Rrezatimi diellor biologjikisht më aktiv i diellit, shpjegon Sitox-i në një shënim, përfshin rrezet UV-C, UV-B, UV-A dhe dritën e dukshme.

Rrezet UV-C, normalisht, nuk arrijnë në sipërfaqen e tokës sepse përthithen nga ozoni. Po të mos ishte kështu, ato do të dëmtonin ADN-në dhe proteinat.

Rrezet UV-B, nga ana tjetër, janë ato që transformojnë prekursorin e vitaminës D (7-dehydrocholesterol) të sintetizuar nga trupi, në kolekalciferol, që është vitamina D. Rrezet UV-B janë rrezatimet më energjike. Ato përhapen vetëm në shtresat më sipërfaqësore e lëkurës, në epidermë dhe janë kryesisht përgjegjëse për fenomenin e eritemës diellore (një manifestim i lëkurës së inflamuar, i cili mund të zhvillohet pas ekspozimit të tepërt dhe të zgjatur në diell). Gjithashtu, mund të shtojnë rrezikun për të zhvilluar njolla në lëkurë dhe lezione preneoplastike. Vetëm potencialisht, me një ekspozim të balancuar në diell dhe me mbrojtjen e përshtatshme, mund të shmangen ndryshimet degjenerative.

Rrezet UV-A, pjesa më e madhe e rrezeve UV, janë përgjegjëse për reagimet fotosensibilizuese, janë të implikuara në proceset e foto-plakjes dhe fotodermatozës, por edhe për fotosensibilitet (fotoalergji) kundrejt disa barnave dhe për fototoksicitet. Ky i fundit përfshin tri ngjarje të ndryshme fotokimike: toksiciteti fotokimik (një përgjigje jonormale qelizore ndaj rrezatimit në spektrin e dukshëm ose UV, në prani ose në mungesë të një substance kimike), fotoalergjia (reagimi nga fotondjeshmëria, me përfshirjen e sistemit imunitar) dhe fotokarcinogjeneza (reaksioni i lëkurës karakterizuar nga plakja e lëkurës dhe lezione të mundshme para-malinje dhe malinje).

Doza e duhur e mbrojtjes
Sitox-i kujton llojet e ndryshme të produkteve diellore që veprojnë mbi rrezet UV, duke i përthithur, duke i shpërndarë ose duke i reflektuar ato, në bazë të filtrave diellorë që përmbajnë. Filtrat fizikë (ZnO, TiO2) pasqyrojnë rrezatimet, ndërsa përkundrazi, filtrat kimikë i përthithin ato, duke fikur, në mënyrë selektive, rrezatimet UV-A dhe UV-B.

Është e rëndësishme që produktet e mbrojtjes nga dielli, të zgjidhen bazuar në karakteristikat e filtrit. Tipari i parë për t'u kontrolluar është faktori i mbrojtjes nga dielli (SPF), që tregon sasinë e rrezeve UV-B "të ndalura" nga filtri diellor:
Faktori SPF 6 do të lejojë një të gjashtën e rrezatimit UV-B të kalojë, ndërsa SPF 50 do të lejojë vetëm pesëdhjetë. Duhet zgjedhur produkti më i përshtatshëm, sipas llojit të lëkurës suaj. Për shembull, duhet të përdoret një faktor shumë i lartë (50+ ose ekran total) në rastin e lëkurës shumë të çelët dhe flokëve të kuq ose bjondë (fototipi 1) deri në një SPF të ulët, ndërmjet 10 dhe 6, për njerëzit me flokë të zinj dhe me lëkurë ezmere (fototipi 5) ose flokë shumë të errët dhe lëkurë të errët gjithashtu (fototipi 6).

Përfundimisht, është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje një karakteristike tjetër të filtrit, që është efektiviteti si kundër rrezeve UV-B, ashtu edhe kundër atyre UV-A, të cilat duhet të tregohen qartë në paketim. Është e rëndësishme të kihet parasysh se doza (sasia e rrezeve të përthithura) është elementi përcaktues i përgjigjes biologjike, e cila mund të përkojë me një efekt të kundërt/toksik, sepse një ekspozim i lartë ndaj rrezeve të diellit bëhet shkak i inflamacionit edhe tek individë që iu përkasin popullsive afrikane me ngjyrë të zezë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC