Farmaci

qer272019

Abbvie blen kompaninë e botoksit, Allergan. Marrëveshja 63 miliardë dollarëshe

Shoqëria farmaceutike amerikane Abbvie, ka blerë kompaninë Allergan e cila prodhon botoksin, me një marrëveshje që vlerësohet të ketë vlerën 63 miliardë dollarë. Abbvie do të paguajë 188.24 $ për çdo aksion të Allergan-it, duke përfshirë 120.30 $ para kesh. Allergan-i i jep mundësi AbbVie-s të fitojë një pozitë dominuese në tregun prej 8 miliardë dollarësh të botoksit dhe barnave të tjera të bukurisë. Allergan-i, me të ardhurat gati 16 miliardë dollarëshe është gjithashtu një burim i mirë i parave për AbbVie-n në zhvillimin e gjeneratave të reja të produkteve.

Marrëveshja ka një vlerë prej 80 miliardë dollarësh nëse përfshihet borxhi dhe është e dyta që shënon bashkimin mes dy gjigantëve farmaceutikë, pas marrëveshjes midis Bristol-Myers Squibb dhe Celgene. Operacioni nuk e ka bindur Uoll Stritin duke qenë se aksionet e Abbvie-s kanë mbyllur uljen me 16.37%. Allergan-i, përkundrazi, po fluturon duke fituar 25.40%.

Kontaktet e para midis AbbVie-s dhe Allergan-it datojnë që vitin e kaluar, kur administratori i deleguar i AbbVie-s, Richard Gonzalez, shprehu interesin për të qëndruar në krye të Allergan-it, duke bërë të ditur se ai ishte gati të vazhdonte nëse kompania do të vendoste të vlerësonte mundësitë e tij.
Në prill, numri një i Allergan-it, Brent Saunders, u takua me Gonzalezin dhe marrëveshja u vu në zbatim. Sipas marrëveshjes, Gonzalezi do të mbetet president dhe CEO i AbbVie-s, ndërsa Saundersi do të hyjë në këshillim administrativ të AbbVie-s sapo të përfundojë marrëveshja.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC