kor172019
Një nutraceutik përgjysmon krizat e migrenës me aura
Aurastop quhet nutraceutiku me bazë lulevjeshtën (Tanacetum parthenium), 5hydroxy-triptofan (5-HTP) që rrjedh nga grifonia dhe magnezium, i cili arrin të parandalojë krizat e migrenës, duke luftuar dhimbjen e vazhdueshme të kokës. Nutraceutikët, nutrientë përbërës të ushqimeve, me efekt të dobishëm për shëndetin, po përdoren gjithnjë e më shumë për të parandaluar dhe trajtuar shumë çrregullime dhe migrena me aura, nuk bën përjashtim: ajo manifestohet me goditje, skotoma, vizion të paqartë, parestezi dhe ndonjëherë, afazi. Simptomat zgjasin nga disa minuta deri në një orë ose më shumë, duke shkaktuar shqetësime dhe lodhje në 24 orët e ardhshme.
Nutraceutikëve që trajtojnë këto shqetësime u është kushtuar një sesion në Kongresin IX të Shoqatës Italiane të Nutraceutikëve, mbajtur në Bolonjë, ku, ndër të tjera, të dhënat e një studimi të kryer në Lombardi me mbi 200 pacientë, pjesëtarë të 9 Qendrave të Cefalesë (Shoqata Italiane e Studimit të Dhimbjeve të Kokës, SISC), botuar në "Journal of Neurology and Brain Disorders".
"Aurastopi redukton në mënyrë drastike episodet e aurës në pothuajse të gjitha rastet", thotë Giorgio Dalla Volta (Komiteti Drejtues i SISC), duke specifikuar se kohëzgjatja e aurës është më shumë se e përgjysmuar dhe paaftësia pasuese, reduktohet në thuajse një të tretën e saj. "Duhet të theksohet se trajtimi me nutraceutikë, pa kundërveprime dhe efekte anësore, mund të rivendosë një cilësi të mirë jetese për ata që e marrin", vazhdon eksperti. "Nutraceutiku bllokon fillimin e aurës dhe krizën pasuese në nivelin cerebral, duke e bërë më efikas analgjezikun, siç del nga rezultatet e studimit".
Tanacetum parthenium, 5-HTP nga grifonia dhe magneziumi, njihen nga shoqëritë shkencore italiane dhe ndërkombëtare për efikasitetin klinik në parandalimin e migrenës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përfshirë migrenën mes dhjetë sëmundjeve më paaftësuese. Në Itali, nga ajo vuajnë 7 milionë njerëz dhe rreth një pacient në katër zhvillon një migrenë me aura, me çrregullime të përsëritura edhe disa herë në javë.
Njoftim për shtyp