Farmaci

gus22019

Barnat gjenerike dhe marrëveshja Pfizer-Mylan. Faturimi i parashikuar për vitin 2020: 20 miliardë

Nënshkruhet marrëveshja e ndarjes më vete (spin-off) të divizionit Upjohn të Pfizerit, i karakterizuar nga barnat me patentë të skaduar apo në skadim e sipër dhe bashkimit të tij me Mylanin, një grup i specializuar në prodhimin e gjenerikëve. Marrëveshja midis dy kompanive do të bëjë të mundur krijimin e njërit prej grupimeve më të mëdha botërore të barnave gjenerike, i cili përveç një qarkullimi prej 20 miliardë dollarësh të planifikuar për vitin 2020, do t'i japë mundësi Pfizerit të përqendrojë burimet e saj në zhvillimin dhe tregtimin e barnave dhe të vaksinave të mbuluara nga patentat ose ekskluzive.

Siç raportohet nga gazetat kryesore ekonomike kombëtare, ndërmarrja e re do të kontrollohet 43% nga aksionarët e Mylanit, ndërsa pjesa e mbetur, nga aksionarët e Pfizerit. Sipas parashikimeve të dy grupeve farmaceutike, kompania e re do të zhvillojë një qarkullim financiar për vitin 2020, me vlerë 19-20 miliardë dollarë. Edhe pse emri i saj nuk dihet ende, është e sigurt se në krye të saj do të jetë Michael Goettler, kreu i departamentit të barnave jashtë patentave pranë Pfizerit.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përshpejtojë kapacitetet prodhuese të secilës kompani, duke shpërndarë barna gjenerike në 165 tregje, duke bashkuar në mënyrë plotësuese të drejtat e posaçme (prerogativa) dhe veprimtari specifike: Mylani ofron një portofol të larmishëm në nivel gjeografik dhe sa u përket zgjidhjeve terapeutike, veçanërisht në fushën e të sistemit nervor qendror, të anestezisë, të sëmundjeve infektive dhe kardiovaskulare; Upjohni, nga ana tjetër, mund të mburret me marka të famshme si: Lipitor, Celebrax dhe Viagra. Bashkimi dhe bashkëpunimi midis këtyre dy realiteteve do të çojë pra në zhvillimin e një portofoli më të qëndrueshëm, të larmishëm dhe të diferencuar, falë pranisë së barnave që i nënshtrohen recetës mjekësore, barnave gjenerike, komplekse, barnave OTC ose të ngjashme me to.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC