sht22019
OTC: Angelini njofton blerjen e dy barnave nga Sanofi
Angelini Pharma ka njoftuar përmes një shënimi zyrtar blerjen e dy barnave OTC nga Sanofi, për një vlerë prej 47 milionë eurosh. I pari, Boxagrippal, me bazë ibuprofen/pseudoephedrine, përdoret në trajtimin e simptomave të ftohjes dhe të gripit.
I dyti, Heunmann, është një bar me bazë çaji që mund të shitet vetëm në farmaci dhe përdoret për trajtimin e çrregullimeve të fshikëzës dhe veshkave, si dhe për kollë, dhimbje stomaku dhe barku.
Të dyja produktet vijnë nga sektori i kujdesit shëndetësor të konsumatorëve Sanofi në Gjermani dhe Austri.
"BoxaGrippal është hedhur në treg nga Boehringer Ingelheim në vitin 2013", thuhet në shënim, "dhe është sot në vendet e para (i katërti në Gjermani dhe i treti në Austri) në kategorinë e tij tregtare. Heumanni zotëron një trashëgimi të fortë me më shumë se 60 vjet përvojë në përgatitjet medicinale bimore".