Farmaci

tet242019

Aprovohet për përdorim në SHBA, patch-i i parë transdermik për skizofreninë

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave, ka aprovuar formulimin në formë patch-i transdermik të asenapinës, një antipsikotik atipik, për trajtimin e skizofrenisë. Bari, i tregtuar me emrin Secuado nga Noven Pharmaceuticals, aplikohet një herë në ditë dhe ofron përqendrime të barit, të shpërndara në mënyrë të barabartë në harkun e 24 orëve.

"Ndërsa njerëzit që jetojnë me skizofreni lëvizin nga njëri trajtim në tjetrin, opsionet e tyre të trajtimit zvogëlohen, duke i lënë ata në kërkim të modaliteteve të reja të trajtimit. Por, në këtë rast, përveç ofrimit të një metode të re të administrimit, patch-et transdermale u japin kujdestarëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor mundësinë që të kenë një konfirmim vizual mbi përdorimin e barit, duke thjeshtuar menaxhimin e pacientëve", shpjegon Leslie Citrome (Kolegji Mjekësor i Valhallës, në Nju Jork), në një deklaratë për shtyp. Efikasiteti dhe siguria e aplikimit transdermal të barit u demonstruan në një studim të dyfishtë, të kontrolluar me placebo, ku janë përfshirë 616 vetë me skizofreni për gjashtë javë. Falë eksperimentimit, u arrit rezultati parësor i cili konsistonte në një përmirësim statistikisht të rëndësishëm, në krahasim me bazën, të rezultatit total në shkallën PANSS (Positive and Negative Syndrome Scale) për trajtimin, në krahasim me placebon.

Për më tepër, menaxhimi transdermal me asenapinë, u shoqërua me një përmirësim të ndjeshëm në rezultatin me shkallën CGI-S (Clinical Global Impression - Severity), i cili përbënte një rezultat dytësor. Profili i sistemit të sigurisë së asenapinës përmes rrugës transdermale ishte në përputhje me atë që është e njohur tashmë për asenapinën e administruar në rrugë sublinguale. Reagimet anësore të zakonshme ishin çrregullimet ekstrapiramidale, reagimet në vendin e aplikimit dhe shtimi në peshë. Etiketa përmban një paralajmërim që tregon se Secuado nuk duhet të përdoret për të trajtuar pacientët me psikozë të lidhur me demencën.


NOVEN Press Release
http://www.noven.com/PR101519.php


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC