Farmaci

tet282019

ASA te pacientët me kancer biliar, mund të përmirësojë mbijetesën

Te pacientët me kancer të traktit biliar (BTC), marrja e ASA-ve pas diagnostikimit, bën të mundur një reduktim të rrezikut të vdekjes, sipas një studimi kërkimor të botuar në "JAMA Oncology".

"Aspirina është propozuar si trajtim për të reduktuar vdekshmërinë nga kanceri sepse është në gjendje të ngadalësojë rritjen e tumorit përmes frenimit të ciklooksigjenazës 2, që promovon inflamacionin e proliferimin qelizor dhe grumbullimin e trombociteve, duke lehtësuar përhapjen metastatike të kancerit. Kjo është arsyeja pse ne kemi dashur të studiojmë lidhjen midis përdorimit të aspirinës pas diagnostikimit dhe mbijetesës te pacientët me kancer të traktit biliar", shpjegon Sarah Jackson (Instituti Kombëtar i Kancerit në Rokvill, Mariland), nënshkruesja kryesore e studimit.
"Këto tumore janë të rralla dhe kanë një normë mbijetese pesëvjeçare, që varion nga 5% në 15%, me mbijetesë mesatare më të vogël se një vit. 60%-70% e pacientëve paraqesin sëmundje në fazë të përparuar për shkak të mungesës së simptomave dhe, rrjedhimisht, ekziston një nevojë kritike për trajtime që përmirësojnë mbijetesën", shton ai.

Studiuesit vlerësuan të dhënat e pacientëve të rritur, të diagnostikuar me BTC nga viti 1990, deri në vitin 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. Përdorimi i aspirinës pas diagnostikimit u përcaktua si një përshkrim më shumë në datën e diagnostikimit të BTC-së ose në vazhdim. Pacientët u ndoqën deri në vdekje, deri në largimin e tyre nga studimi, apo deri në 10 vjet dhe të dhënat u rregulluan sipas moshës në çastin e diagnostikimt, gjinisë, komorbiditetit, përdorimit të statinave në momentin e diagnozës, treguesve të një stili jetese të shëndetshme dhe vitit të diagnozës.
Mes 2.934 pacientëve të diagnostikuar me BTC, 667 (23%) kishin karcinomë të tëmthit (GBC), 1.559 (53%) kolangiokarcinomë, 224 (8%) karcinomë të ampulës së Vaterit (AVC) dhe 484 (16%) më shumë tumore. Janë verifikuar 2,415 vdekje (82%), me një mbijetesë mesatare prej 5.8 muajsh. 9% e pacientëve morën aspirinë në fillim, ndërsa 12% filluan ta përdornin pas diagnozës; 96% e atyre që morën aspirinë morën një dozë 75 mg.
Përdorimi i aspirinës ka qenë i shoqëruar me një rrezik më të vogël për vdekje të pacientëve te të gjitha llojet e kancerit biliar. Autorët theksojnë se një kufizim i analizës së tyre është mungesa e të dhënave për fazën e kancerit dhe për çdo regjim kimioterapie që është ndjekur.


JAMA Oncology 2019. Doi: 10.1001/jamaoncol.2019.4328
https://dx.doi.org/10.1001/jamaoncol.2019.4328


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC