Farmaci

nën112019

HIV. Në Kaliforni, aprovohet dhënia e barnave paraekspozuese (PREP), pa recetë

Aprovohet për herë të parë, marrja e barnave profilaktike anti-HIV pa detyrim për recetë mjekësore...


 

        Duke nisur nga janari, banorët e Kalifornisë do të jenë të parët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të blejnë pa patur nevojë për recetë mjekësore, barnat për profilaksinë para ekspozimit ndaj virusit (Prep) dhe ato pas ekspozimit (Pep).

Profilaksia para ekspozimit (Prep) konsiston në marrjen e barnave anti-HIV në prani të një rreziku të dukshëm për të hasur virusin. Barnat pas ekspozim konsistojnë në marrjen brenda një periudhe të shkurtër (zakonisht 72 orë) e barnave që nuk e lejojnë virusin (në rastet e një infektimi të mundshëm, të sapondodhur), të vendoset në organizëm.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka firmosur ligjin e ri që do të hyjë në fuqi në janar 2020: bëhet fjalë për të parin ligj të këtij lloji në të gjithë SHBA-në.

Farmacistët e shtetit mund t'ua japin pacientëve barnat e kërkuara, për 60 ditë. Pas këtyre, nëse pacientët do të duan të vazhdojnë t'i përdorin, duhet të konsultohen me një specialist.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC