Farmaci

nën182019

Aprovohen në Angli dy barna me bazë kanabisi për epilepsinë dhe sklerozën e shumëfishtë

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli ka aprovuar së fundi dy barna me bazë kanabisi për trajtimin e epilepsisë dhe sklerozës së shumëfishtë.
Këto miratime vijnë pas prezantimit të udhëzimeve të reja nga NICE, organi që merret me këshillimin e barnave për sistemin shëndetësor të vendit.
Mjekët më pas do të jenë në gjendje të përshkruajnë Epidyolex-in, një medikament që përmban kanabidiol (CBD), në formën e një solucioni oral te fëmijët me dy lloje të epilepsisë së rëndë, sindromën Lennox Gastaut, e cila prek rreth 5,000 njerëz në Britaninë e Madhe dhe sindromën Dravet, nga e cila vuajnë rreth 3,000 njerëz në vend.

Studimet klinike kanë treguar se Epidyolex-i është në gjendje të reduktojë numrin e konvulsioneve deri në 40%, te disa fëmijë. Bari është aprovuar për t'u përdorur në Evropë në shtator, por fillimisht NICE deklaroi se nuk e konsideronte të përshtatshme për t'u përdorur nga shërbimi kombëtar shëndetësor sepse nuk kishte një raport të favorshëm kosto/efikasitet. Medikamenti kushton nga 5,000 në 10,000 sterlina për pacient në vit, por prodhuesi, GW Pharmaceuticals, ka rënë dakord për një çmim më të ulët me sistemin kombëtar shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar. Medikamenti nuk përmban përbërësin kryesor psikoaktiv të kanabisit, THC.

Udhëzimet NICE në lidhje me Epidyolex-in duhet të zbatohen gjithashtu në Uells dhe në Irlandën Veriore, ndërsa Skocia duket se është e gatshme të ndjekë të njëjtën rrugë vitin e ardhshëm.
Bari tjetër i aprovuar, Sativex-i, është një spraj oral që përmban një përzierje të THC-së dhe CBD-së dhe mund të përdoret për të trajtuar ngurtësinë e muskujve dhe spazmat në sklerozën e shumëfishtë, por jo për të menaxhuar dhimbjen. Sativex-i, i cili kushton rreth 2,000 sterlina në vit për një pacient, ishte bari i parë me bazë kanabisi që u licencua në Mbretërinë e Bashkuar pas eksperimenteve klinike dhe ka qenë në dispozicion përmes NHS-së, në Uells, që nga viti 2014.

Më parë, në Angli bari nuk konsiderohej mjaft i përshtatshëm, por tani është vendosur të ndryshojë indikacion. Bari gjithashtu duhet të vihet në dispozicion edhe në Irlandën e Veriut. Të dyja barnat u zhvilluan në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është kultivuar kanabisi për prodhimin e tyre.


BBC News
https://www.bbc.com/news/health-50351868


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC