Farmaci

dhj52019

Robotë në farmacinë spitalore: ndajnë, ndjekin barnat dhe informojnë për stoqet

Robotët në farmacinë spitalore i informojnë farmacistët mbi gjendjen e stokut, i ndajnë terapitë në doza të veçanta dhe gjurmojnë barnat, nga përshkrimi, deri në administrim.

Dy robotë operativë në farmacinë spitalore të Pavias, Itali, i njoftojnë farmacistët mbi gjendjen e stokut, i përgatitin për terapi, duke i ambalazhuar në doza të veçanta dhe gjurmojnë barnat që nga përshkrimi e deri në administrim.

Sofia e Mario, janë emrat e dy robotëve operativë 24 orë në 24 në një farmaci spitalore në Pavia. I pari është një program, ndërsa i dyti, Mario është një dollap i digjitalizuar që rifurnizon në mënyrë automatike shportën inteligjente të barnave që u çohen pacientëve, të cilët identifikohen falë një byzylyku elektronik me ngjyra të ndryshme për kë është alergjik ndaj ndonjë substance.

Siç thuhet në të përditshmen kombëtare "La Repubblica", "infermierët, farmacistët dhe mjekët i kanë të gjitha informacionet në tabletin e tyre, të përditësuara në kohë reale. Sofia kontrollon edhe korrektesën e terapisë dhe regjistron të gjitha të dhënat klinike dhe administrative, duke sinjalizuar madje edhe për ndërveprimin e mundshëm mes barnave, ndërsa Mario paralajmëron farmacinë mbi gjendjen e stokut. Ai që ndjek gjurmët e pajisjeve mjekësore të përdorura në sallën operatore, nga ana tjetër, quhet Pietro, një tjetër program".

Në Itali, një vend me përvojë të lartë në këtë fushë, ka disa organizata shëndetësore që shfrytëzojnë sisteme komplekse të automatizuara dhe hi-tech, siç janë ndërmarrjet territoriale të shëndetit dhe ato sociale në Pavia, Vimerkate, Kremona dhe Bergamo.

Mes avantazheve, të cilat janë bërë të ditura në një intervistë të Michele Brait, drejtor i përgjithshëm në Asst Pavia: "Ulja me 98% e gabimeve të terapisë, rifitimi i kohës së infermierëve me mbi 11%, përgjysmimi i stoqeve, eliminimi i mbetjeve të barnave të skaduara dhe kontroll më i madh i konsumit".

Një studim i pavarur anglez, i kryer nga Universiteti Loughborough në një projekt pilot për spitalin universitar të Universitetit Leicester, tregon se përdorimi i sistemeve të tilla çon në reduktimin me 71% të mbeturinave dhe 25% të shpenzimeve për barna. Një kursim i vlerësuar prej 4 milionë paundësh në vit për Anglinë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC