Farmaci

kor162024

Manuali i AIFA: Ruajtja e duhur e barnave gjatë verës

Temperaturat e larta dhe lagështia janë armiqtë kryesorë të barnave, prandaj Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka publikuar një manual, që përfshin këshillat kryesore për menaxhimin sa më të mirë të terapive farmakologjike, edhe gjatë verës. Me të nxehtin, përpara nisjes me pushime, do të ishte mirë të merrnit disa masa paraprake. Së pari, lexoni fletën ilustruese, e cila përfshin mënyrat dhe temperaturat e duhura të ruajtjes. "Është shumë e rëndësishme që ato të respektohen, pasi nuk ka siguri kur je me pushime. Edhe pse fleta ilustruese është pika e referimit për çdo bar dhe tregon mënyrat dhe temperaturat e duhura të ruajtjes, ka disa parime të përgjithshme që duhen mbajtur parasysh", thekson AIFA.

Në përgjithësi, barnat ruhen në ambiente të freskëta dhe të thata në më pak se 25°C. Për këtë arsye, është mirë që të përdorni çantat termike. Nëse i mbani në makinë, mbani mend se hapësira e pasagjerëve është më e freskët se bagazhi. Megjithatë, në aeroplan, është më mirë të mbani në bagazhin tuaj të dorës barna jetëshpëtuese së bashku me udhëzimet përkatëse. Megjithatë, në këtë rast duhet të merrni parasysh rregullat për transportimin e lëngjeve në bagazhet e dorës. Në fakt, për disa barna nevojiten kushte të veçanta ruajtjeje. Për shembull, insulina duhet të ruhet në frigorifer në një temperaturë 2-8°C. Barnat e tjera, jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve termike, janë ato për tiroiden, kontraceptivët dhe barnat e tjera hormonale. Në çdo rast, duhet të shmanget ekspozimi i barnave ndaj burimeve të nxehtësisë dhe ndaj rrezatimit të drejtpërdrejtë të diellit.

"Një pikë që duhet të merret në konsideratë është pamja: nëse duket ndryshe nga zakonisht, duhet të konsultoheni me mjekun, ose farmacistin përpara konsumimit të tij. Është shumë e rëndësishme edhe të verifikohet nëse barnat që po konsumohen mund të ekspozohen në diell. Disa lloje kremrash kortizonike, xhela, solucione apo spërkatës, mund të nxisin reaksione të mbindjeshmërisë ndaj dritës, si dermatit apo ekzema. Në këto raste, duhet të shmanget ekspozimi ndaj diellit. Gjithsesi, pavarësisht stinës, barnat duhet të transportohen në paketimin e tyre origjinal. Ato duhet të mbrohen nga drita dhe lagështia dhe në rast se duhet të blihen, paketimi mund të jetë i dobishëm në komunikimin me mjekët dhe farmacistët vendas", përfundon AIFA.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC