Shëndetësi

pri62015

Pharmatraffic, 3 milionë euro barna të sekuestruara dhe 19 arrestime

Maksi-trafiku i barnave me kosto të lartë, të grabitura në Itali dhe që hidheshin në tregun ndërkombëtar, bazohej në fatura dhe operacione false të një organizate të mirë-strukturuar, në të cilën ishin përfshirë rreth 50 persona: farmacistë, pronarë dhe grosistë të barnave për përdorim njerëzor dhe veterinar, agjentë të tregut në sektorin farmaceutik dhe auto-transportues. Trafiku u zbulua nga një hetim i quajtur "Pharmatraffic", i nisur në vitin 2011 që çoi disa ditë më parë në arrestimin e 19 personave dhe sekuestrimin e barnave me vlerë 3 milionë euro dhe ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të patundshme me vlerë 23 milionë euro. Trafiku kishte si bazë fillestare Lombardinë, Siçilinë, Kalabrinë, Toskanën, Kampanian si dhe disa vende fqinje të Italisë. Luca Pani, drejtor i Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA) në një komunikatë shkruan: "Ky operacion, pa dyshim kompleks duke pasur parasysh shtrirjen ndërkombëtare dhe numrin e lartë të personave të përfshirë, ka një vlerë thelbësore dhe tregon aftësinë dhe forcën e policisë për të tuteluar vazhdimisht shëndetin e qytetarëve jo vetëm në nivel kombëtar por edhe evropian. Nga një këndvështrim teknik, barnat e sekuestruara objekt i riciklimit, nuk ofrojnë asnjë garanci në terma të cilësisë dhe sigurisë: si p.sh. mos ruajtja në kushte të përshtatshme, mund të kompromentojë efikasitetin terapeutik për pacientët". Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin, shton se operacioni "dëshmon nevojën për të përshpejtuar, në aspektin kombëtar dhe evropian çdo veprim në gjendje për të kundërshtuar fenomene të tilla". 

Nuk dihet ende nëse maksi-trafiku i zbuluar këto ditë në Itali ka lidhje me sekuestrimin e një jave më pare të 500 kutive barnash kontrabandë, të ardhura nga Italia e Greqia, në një farmaci të Laprakës. Çështja është nën hetim nga policia e Tiranës në sektorin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Branat e bllokuara, rreth 90 lloje të ndryshme (si Lercanil, Lercanidipin, Zoloft, Miotens, Nexium, Flagyl, Atorvastatin etj) nuk kishin pullën e kontrollit të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Disa prej tyre, që duhen ruajtur në kushte specifike, u gjetën në ambiente të papërshtatshme të farmacisë. AKBPM, duke u nisur nga rasti në fjalë, ka paralajmëruar pacientët që kur blejnë një bar në farmaci duhet të kontrollojnë pullën e kontrollit, si garant i vetëm i sigurisë dhe cilësisë së tij./D.Gjuzi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC