dhj172019
Një antibiotik i ri kundër baktereve rezistente. Kërkimi rregullon strategjinë
Kërkimet kanë nxjerrë në dritë një antibiotik efikas kundër shtameve të sëmundjeve nga stafilokoku aureo, në veçanti ndaj atyre rezistente ndaj meticilinës, që po bëhen rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve aktualë.
Zbulimi, i publikuar në "Nature Chemical Biology", mund të jetë fillimi i zhvillimit të terapive për të luftuar infeksionet rezistente ndaj barnave, duke synuar një strategji të re: "Ky antimikrobik i ri ka një mënyrë veprimi premtuese", ka deklaruar Eric Brown, autor i kërkimit dhe profesor i biokimisë dhe shkencave biomjekësore pranë Universitetit McMaster. "Është pak a shumë si ajo shprehja: të vrasësh dy zogj me një gur".
Ndryshe nga antibiotikët konvencionalë, ky bar i ri nuk vepron duke e vrarë stafilokokun dhe as duke i ndalur rritjen, por eviton një rezistencë të mundshme: Mac-545496, bari eksperimental, bllokon kapacitetin e shtameve MRSA për të shkaktuar infeksion, duke zvogëluar tolerancën e tij ndaj përbërësve armiqësorë të sistemit imunitar dhe duke bllokuar aftësinë e bakterit për t'u rezistuar antibiotikëve të shumtë të linjës së parë. Më në veçanti, antimikrobiku çarmatos bakterin rezistent ndaj një proteine të rëndësishme të quajtur GraR, që i jep mundësi infeksionit nga stafilokoku t'u përgjigjet kërcënimeve të jashtme, duke i dhënë kështu mundësinë sistemit imunitar që ta eliminojë infeksionin në mënyrë më efikase.
Omar El-Halfawy, kërkues i universitetit McMaster, ka shtuar: "Kemi studiuar rreth 45.000 përbërje të ndryshme dhe kemi gjetur këtë molekulë të fuqishme aktive. Ishte njësoj si të kërkoje gjilpërën në kashtë. Por, ndonëse do të jetë një rrugë e gjatë mes këtij zbulimi dhe përdorimit klinik, ne besojmë se po zgjerojmë arsenalin tonë për të luftuar infeksionet nga stafilokoku, rezistent ndaj barnave".