Farmaci

shk32020

Antibiotikët: Kur përdoren të kombinuar, favorizojnë rezistencën

Administrimi i dy antibiotikëve për një terapi të kombinuar mund të nxitë zhvillimin e rezistencave bakteriale. Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Jeruzalemit dhe të publikuar në "Science".

Studimi pilot, i drejtuar nga Nathalie Balaban, është i pari që demonstron se kjo strategji terapeutike mund të favorizojë rezistencat bakteriale dhe për pasojë, të paraqesë një praktikë potencialisht të rrezikshme për shëndetin publik. Në praktikën klinike është relativisht i shpeshtë përshkrimi i dy antibiotikëve të ndryshëm, në të njëjtën kohë apo me pak ditë distancë nga njëri-tjetri, një zgjedhje terapeutike që bazohet në idenë se, nëse njëri nga dy antibiotikët nuk do të funksionojë, me siguri do të funksionojë tjetri dhe do të shtohen mundësitë për ta luftuar infeksionin.
Duke u bazuar në një numër të reduktuar të pacientëve me Stafilokok aureus meticilinë-rezistent, kërkuesit kanë treguar se, nëse njëri nga dy barnat e përshkruara vepron ngadalë mbi pacientin, do të thotë se pacienti ka fituar një lloj "tolerance" ndaj këtij antibiotiku dhe bëhet më e mundshme nxitja e një rezistence të vërtetë ndaj një bari tjetër.

Toleranca farmakologjike është kushti në të cilin antibiotiku funksionon ende, por më ngadalë se normali, pa i vrarë të gjitha bakteret dhe, për pasojë, pa mundur ta çrrënjosë plotësisht infeksionin.
Autorët shpjegojnë se, nëse pacienti është më tolerant ndaj barit të parë që ka marrë, është më e mundshme që të jetë edhe ndaj barit të marrë menjëherë më pas dhe të zhvillojë një rezistencë të vërtetë ndaj këtij të fundit. Ata përfundojnë se studimi tregon që toleranca është një faktor i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë në zgjedhjen e kombinimeve antibiotike, me qëllim që të pengohet zhvillimi i antibiotikorezistencës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC