shk212020
Një terapi e re me qeliza CAR NK për leuceminë e limfomën
Qelizat CAR-NK (natural killer) anti-CD19 të derivuara nga gjaku i kordonit umbilikal, kanë prodhuar një normë përgjigjeje objektive prej 73% te 11 pacientë me tumore limfoide, vetëm me një dozë terapie, pa verifikim të sindromës nga çlirimi i citokinave apo neurotoksicitet. Kjo është bërë e ditur nga një studim i publikuar në "New England Journal of Medicine".
"Rezultatet e eksperimentimit klinik janë inkurajuese dhe do të bëhen studime të mëtejshme për të vlerësuar qelizat CAR-NK që rrjedhin nga gjaku i kordonit alogjenik si një opsion i mundshëm trajtimi", ka deklaruar Katayoun Rezvani (Universiteti i Teksasit), autor kryesor i studimit. Pavarësisht se qelizat CAR-T tregojnë rezultate të dukshme te pacientët, ato kanë efekte të kundërta të rëndësishme dhe procesi i tyre i prodhimit është kompleks dhe mund të kërkojë disa javë. Kërkuesit, duke u bazuar në disa studime të mëparshme mbi kafshët, mendojnë se qelizat CAR-NK anti-CD19 mund t'i kapërcejnë këto probleme dhe ta bëjnë trajtimin më të prekshëm për një numër më të madh pacientësh. Cikli i trajtimit konsistonte në një infuzion të vetëm të një prej tre dozave të ndryshme, 105, 106, 107 qeliza CAR-NK për kg të peshës trupore. Nuk është arritur doza maksimale e tolerueshme dhe qelizat janë përkthyer me një vektor retroviral si transmetues të sigurisë.
Para se të bëhej infuzioni, 11 pacientët e studiuar, me moshë mesatare 60-vjeçare dhe një mesatare prej katër linjash të mëparshme terapie, kanë marrë një kemioterapi me fludarabine e cyclophosphamide. Kështu, rezultatet paraprake mbi këta 11 pacientë, mes të cilëve, pesë me leucemi limfatike kronike dhe gjashtë me limfomën jo Hodgkin, kanë shfaqur një normë përgjigjeje objektive prej 73%, me shtatë pacientë që kanë arritur remisionin e plotë në një kohë mesatare ndjekjeje prej 13,8 muajsh.
Asnjëri prej pacientëve nuk ka shfaqur simptoma të lidhura me lëshimin e citokinave, neurotoksicitet, limfoistiocitozë hemofagocitike apo sëmundje graft versus host. Të gjitha përgjigjet janë arritur brenda 30 ditësh, pavarësisht nivelit të dozës. "Kemi treguar se është e mundur të prodhojmë më shumë se 100 doza qelizash CAR-NK nga një njësi e vetme e gjakut të kordonit umbilikal. Kjo aftësi, e shoqëruar me kërkesa minimale në dukje të përputhjes HLA midis dhuruesit të qelizave CAR-NK dhe pacientit, mund t'i hapë rrugë një produkti që shton qasjen ndaj trajtimit për shumë më tepër pacientë", përfundojnë autorët.
NEJM 2020. Doi: 10.1056/NEJMoa1910607
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1910607