Farmaci

shk242020

Covid-19. Për momentin, nuk ka terapi specifike. Mbështetje, vetëm kurat eksperimentale

Aktualisht, nuk ka asnjë trajtim specifik kundër sëmundjes pulmonare Covid-19 të shkaktuar nga coronavirusi i ri SarsCoV2, por vetëm trajtime eksperimentale. Dhe, ndërsa jemi dëshmitarë të një rritjeje të rasteve në botë, po punohet për zhvillimin e një vaksine.
Për momentin, pra, nuk ka trajtime të synuara: sëmundja trajtohet si rastet e gripit. Në raste të rënda, pacientëve u jepet mbështetje mekanike e frymëmarrjes.
Në bazë të të dhënave të disponueshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka sugjeruar përdorimin e terapisë eksperimentale antivirale, e përdorur aktualisht edhe në Institutin "Spallanzani" për Sëmundjet Infektive, në Romë. Kjo terapi bazohet në dy barna: lopinavir/ritonavir, një antiviral i përdorur për infeksionin HIV dhe që shfaq aktivitet antiviral në coronaviruset dhe remdesivir, një antiviral që përdoret tashmë për sëmundjen e virusit Ebola dhe potencialisht aktiv kundër infeksionit të ri coronavirus. Këto barna janë përdorur gjithashtu për të trajtuar dy bashkëshortët kinezë (prej të cilëve burri rezultoi negativ në ditët e kaluara dhe për këtë arsye, u shërua) dhe studiuesin italian, i cili gjithashtu u shërua dhe që ishte shtruar në spital në Spallanzani.
"Këto barna, shpjegon Instituti, indikohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si më premtueset, në bazë të të dhënave të disponueshme".

Në Kinë, rezultate të mira ka shfaqur gjithashtu një terapi që përdor plazmën e pacientëve të shëruar dhe një nga pacientët Covid-19, i trajtuar saktësisht me plazmën e gjakut të mbledhur nga njerëzit e shëruar, ka dalë ditët e fundit nga spitali i qytetit të shpërthimit, Vuhan. Në Kinë, 10 pacientë të tjerë do t'i nënshtrohen këtij trajtimi, ndërsa autoritetet i kërkojnë një numri më të madh të subjekteve të shëruara që të dhurojnë plazmën e tyre.
Ndërkohë, hapa para po hidhen edhe sa i përket vaksinës, për disponueshmërinë e së cilës do na duhet të presim të paktën disa muaj.

Një grup i parë i vaksinave kundër coronavirusit në të vërtetë ka prodhuar antitrupa që lejojnë testimin te kafshët, njoftoi zv.drejtori i Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë në Zhejiang, Song Zhiheng. "Duke pasur parasysh që zhvillimi i vaksinave kërkon një cikël të gjatë, ne duhet të respektojmë rregullat shkencore dhe të bëjmë një studim të kujdesshëm e të sigurt",  shtoi Songu.
Analizat e viruseve dhe zhvillimi i grupit të parë të vaksinave janë kryer nga Universiteti Hangzhou Westlake dhe laboratori rajonal i biologjisë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC