Farmaci

mar32020

Barnat opioide. Në një çerek shekulli dyfishohet përdorimi

Në një çerek shekulli, përshkrimi i opioideve kundër dhimbjeve është dyfishuar. Këtë e thotë një studim ndërkombëtar që ka analizuar periudhën 1991-2015, duke u përpjekur të kuptojë se cilat nga principet aktive ishin përshkruar për dhimbjen kronike që nuk kishte lidhje me kancerin, por në kushte të tilla si dhimbja kronike e shpinës, osteoartriti dhe artriti reumatoid.

Në studimin e publikuar në "Journal of Internal Medicine" u përfshinë tetë vende (SHBA, Australi, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, Indi, Spanjë, Danimarkë dhe Kanada), me një shqyrtim të 42 studimeve të cilat, në total, përfshinin më shumë se pesë milionë pacientë.
"Barnat opioide nuk duhet të përdoren në mënyrë rutinë për dhimbje jo kanceroze dhe është shqetësuese që globalisht, njërit prej tre vetëve që kanë kërkuar ndihmën e një mjeku për dhimbje jo kanceroze, u është përshkruar një medikament opioid", shpjegon Martin Underwood (Warwick Clinical Trials Unit).

Në studimet e para, barnat opioide u përshkruan për rreth 20% të pacientëve me dhimbje kronike. Evolucioni ka ndodhur me kalimin e kohës: studimet pasuese, në të vërtetë, raportojnë nivele mbi 40%. Studiuesit zbuluan se në periudhën 1991-2015, mesatarisht njërit prej tre pacientëve (30.7%) iu përshkrua një medikament opioid. Përqindja shkoi 42% për ata me dhimbje kronike të shpinës. Në 17 studime që përshkruanin llojin e opioideve antidolorifike të përshkruara, 24.1% e këtyre ishin produkte kombinimi të barnave që përmbajnë opioide të fuqishme (p.sh. oxycodone plus paracetamol), 18.4% ishin opioide të fuqishme (të tilla si oksikodoni ose morfina), 8.5% përbëheshin nga opioide të dobëta (të tilla si kodeina ose tramadoli), 11% ishte e përbërë nga produkte me kombinim të dobët që përmbajnë opioide (për shembull kodeinë plus paracetamol).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC