Farmaci

maj92023

Kanabisi medicinal lehtëson dhimbjet e kancerit dhe ul përdorimin e opioideve

Sipas një studimi të botuar në "BMJ Supportive & Palliative Care", kanabisi medicinal mund të lehtësojë në mënyrë të sigurt dhimbjet e shkaktuara nga kanceri dhe mund të reduktojë edhe përdorimin e medikamenteve dhe opioideve.

"Më shumë se gjysma e pacientëve që i nënshtrohen trajtimeve të kancerit dhe dy të tretat e atyre me sëmundje të avancuara përjetojnë dhimbje, dhe për t'i lehtësuar ato, zakonisht përshkruhen opioide të kombinuar me antiinflamatorët ose antikonvulsantë", tha autori kryesor i studimit Antonio Vigano nga McGill University Health Centre, Montreal, Kanada.

"Për fat të keq, një në tre pacientë ende sot vazhdojnë të përjetojnë dhimbje, si dhe të përziera, përgjumje, kapsllëk dhe depresion, të cilat shkaktohen nga përdorimi i opioideve", vijon eksperti.

Studiuesit u përpoqën të kuptonin nëse kanabisi mjekësor mund të lehtësonte në mënyrë të sigurtë dhe efektive dhimbjet e shkaktuara nga kanceri dhe të reduktonte numrin e barnave të marra. Për ta bërë këtë, ata studiuan përgjigjet e trajtimit të 358 të rriturve me kancer gjatë një periudhe prej 3.5 vjetësh.

Ndër simptomat që çuan në përshkrimin e kanabisit mjekësor, më e raporuara ishte dhimbja (72.5%). Produktet medicinale të kanabisit me tetrahidrokanabinol (THC), produktet medicinale të kanabisit të balancuara me THC-kanabidiol (mbizotëruese CBD) dhe produktet medicinale të kanabisit me dominues CBD u përshkruan përkatësisht në 24.5%, 38% dhe 16.5% të pacientëve. Më shpesh u rekomandua marrja e produktit në mënyrë orale (59%).

Intensiteti i dhimbjeve të pacientëve, simptomat, numri i përgjithshëm i medikamenteve të marra dhe konsumi ditor i morfinës u monitoruan çdo tre muaj për një vit. Kanabisi medicinal ka treguar të jetë i sigurt dhe i mirë toleruar, me vetëm 15 efekte anësore të moderuara deri në të rënda të raportuara. Dy efektet anësore më të zakonshme ishin përgjumja, e raportuar nga tre pacientë dhe lodhja, e raportuar nga dy.

Ulje statistikisht domethënëse u vunë re në tre, gjashtë dhe nëntë muaj për intensitetin më të keq dhe mesatar të dhimbjeve dhe ashpërsinë e përgjithshme të dhimbjeve. Në përgjithësi mënyrë të përgjithshme, produktet me një ekuilibër të THC dhe CBD dhe u shoqëruan me lehtësim më të mirë të dhimbjeve sesa produktet që dominojnë THC ose CBD. Numri i përgjithshëm i medikamenteve të marra u reduktua në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha ndjekjet tremujore, ndërsa përdorimi i opioideve reduktua që në tre ndjekjet e para.

 

BMJ Supportive & Palliative Care 2023. Doi: 10.1136/spcare-2022-004003
http://doi.org/10.1136/spcare-2022-004003


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC